Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i është drejtuar parlamentit suedez mëngjesin e 24 marsit se Ukraina meriton të jetë një anëtare e plotë e Bashkimit Evropian.
Përmes lidhjes video, ai u tha ligjvënësve se: “Ne nuk po luftojmë vetëm për popullin e Ukrainës, por për sigurinë e Evropës dhe kemi treguar se meritojmë të jemi një anëtar i plotë i BE-së”.
Nga ana tjetër, kryeministrja suedeze Magdalena Andersson shkroi në median sociale Twitter se ka nderin që ka pritur Zelensky-n, duke thënë se ndihma suedeze për Ukrainën “po shtohej nga dita në ditë”.