Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Zelensky kërkon anëtarësimin e Ukrainës, Parlamenti Evropian i premton shqyrtim

“Së bashku me Ukrainën, Bashkimi Evropian do të jetë më i fortë”.

Ka qenë ky mesazhi i përcjellë nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, gjatë një lidhjeje direkte me Parlamentin Evropian, në seancën e Jashtëzakonshme plenare të Parlamentit Evropian.

“Ne duam të jemi anëtarë të barabartë të BE-së. Edhe ne jemi evropianë, na tregoni që jeni me ne”, tha ai.

Në këtë mënyrë, ai ka kërkuar edhe një herë që Ukraina të jetë pjesë e unionit.

Duke bërë një panoramë edhe të 1 marsit, ai tha se “mëngjesi i sotëm ishte i vështirë nga sulmet ruse në disa qytete”.

“Sot ka qenë një ditë tjetër tragjike për ne dhe është tepër e madhe”, u shpreh ai.

Presidenti ravijëzoi se dy sulme goditën një nga sheshet më të mëdha të qytetit, atë që për ironi të fatit, mbante emrin “Sheshi i Lirisë”.

“Ata vranë 16 fëmijë dhe, sërish, Putin thotë se po kryejmë një operacion special”.

Ai shtoi se qëndresa do të rezistojë, sepse populli i Ukrainës po lufton për tokën e tij, për lirinë dhe jo vetëm.

Ukrainasit, tha Zelensky, tashmë po luftojnë për ekzistencën.

“Askush nuk do të hyjë e të ndërhyjë për lirinë dhe vendin tonë. Askush nuk do të na thyejë. Ne jemi të fortë. Ne jemi ukrainas”, tha ai.

Gjithashtu i bëri thirrje PE-së që të ndihmojnë jo vetëm duke u thënë “mirëmëngjesi, mirëdita apo mirëmbrëma”.

Në përmbyllje, Zelensky tha se “nuk mundem, sepse çdo ditë për dikë mund të jetë dita e fundit! Unë flas për qytetarët e mi që po e mbrojnë lirinë me çmim të lartë”.

“Kandidatura e Ukrainës për BE do të shqyrtohet, ne do të punojmë për të arritur këtë qëllim”

Në fillim të punimeve të seancës së Jashtëzakonshme, presidentja e këtij institucioni, Roberta Metsola, ka njoftuar se “kandidatura e Ukrainës për BE do të shqyrtohet, ne do të punojmë për të arritur këtë qëllim”.

Ajo ka falënderuar të gjithë popullin e Ukrainës për qëndresë.

Pas kësaj, delegatët ukrainas u pritën me duartrokitje nga zyrtarët evropianë.

“Faleminderit që i treguat botës së çfarë do të thotë rezistenca”, tha Metsola.

Më tej, presidentja e ka dënuar sulmin rus, duke e cilësuar si “një krim ndaj njerëzimit”.

Edhe presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel, i ka bërë thirrje Rusisë që të tërhiqet, të shkojë në shtëpi.

Duke theksuar faktin se lufta ka prekur tokën evropiane, ai tha se “Rusia, jo vetëm që ka shkelur ligjin ndërkombëtar dhe demokracinë, por ajo po kryen terrorizëm”.

Ndërsa përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka vlerësuar guximin e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.

“Falë Zotit, ai nuk është lloji i liderit që ikën i fshehur në një makinë, por qëndron atje duke rezistuar. Dhe ne duhet ta mbështesim atë”, ishin fjalët e tij.

“Mënyra si do të përgjigjemi ne sot, do të përcaktojë të ardhmen”

“Ky është një moment i së vërtetës për Evropën”, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen në senacën e Jashtëzakonshme të Parlamentit Evropian.

Sipas saj, mënyra se si Evropa do të përgjigjet sot, do të përcaktojë të ardhmen e sistemit ndërkombëtar.

Në përmbyllje, ajo solli në vëmendje sesi me shpejtësinë e dritës, BE miratoi paketën më të madhe të sanksioneve në historinë e saj.

LAJME TË TJERA >>