Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Yuri Kim: E plotësova misionin tim, SHBA krenare për Shqipërinë

Duhet të ecni përpara, Shtetet e Bashkuara do të jenë me ju në çdo hap të rrugës!

Kështu ka deklaruar ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, gjatë konferencës së saj të lamtumirës.

Ambasadorja u shpreh se e ka plotësuar misionin e saj në vend.

“Gjatë këtyre tre viteve kam patur nderin të përfaqësoj presidentin në Shqipëri. Si një ambasadore e re e etur për të theksuar lidhjen e veçantë mes Shqipërisë dhe SHBA-ve, plotësova misionin tim”.

Zyrtarja amerikane tha se ishte mirënjohëse që dha kontributin në forcimin e demokracisë, mbrojtje dhe biznes.

“Shqipëria ka bërë përparime të mëdha, sidomos në drejtësi që i dha mundësinë të hapte zyrtarisht negociatat për BE-në”.

Kim theksoi se Amerika nuk do të lëkundet kurrë së qënuri krah aspiratave të popullit shqiptar për të zënë vendin që i takon në tavolinën e Evropës.

Në fjalën e saj, diplomatja u shpreh se Shqipëria ka treguar se është një aleate e denjë dhe e përfshirë në shumë bashkëpunime – siç është organizimi i Defender Europe.

Po ashtu Kim vuri në dukje se SHBA-të kanë dhënë 50 milionë dollarë për mbrojtjen kibernetike, paketa më e madhe për një shtet pas Ukrainës – në këtë fushë.

Por ajo që zuri vendin më të rëndësishëm në fjalimin e saj ishte krenaria amerikane për një partner si Shqipëria.

Kjo e vënë në pah më së shumti në rolin e Qeverisë shqiptare në diplomacinë e huaj: roli në Këshillin e Sigurimit apo edhe mbështetja ndaj afganëve.

Kim, e cila u shfaq e emocionuar, tha se përpos misionit të saj ajo ndihet e plotësuar edhe si individ nga një vend me një popull të tillë.

Ambasadorja u pyet nga gazetarët për deklaratat e Sali Berishës (i cili e ka sulmuar vazhdimisht, që pas shpalljes non grata nga DASH).

“Si kudo ka disa zëra të lartë që dëgjohen më shumë se të tjerët dhe përpiqen të flasin për gjithë të tjerët. Dëshiroj të shpreh që më ka pëlqyer të mësoj të vërtetën”.

Kim këmbënguli se si të gjithë ambasadorët amerikanë në Shqipëri, ka parë “të ardhmen” dhe jo kthimin pas.

“Duhet të qartësoj se ambasadorët që shërbejnë në Shqipëri nuk ndjekin agjenda vetjake. Është e rëndësishme për të mbajtur reformat, sikur ka qenë reforma në drejtësi, çrrënjosja e korrupsionit”.

Përpos arritjeve, ambasadorja amerikane tha se ka ende punë për të bërë, sidomso në luftën kundër korrupsionit apo pavarësinë e gjyqësorit.

Ajo u bëri thirrje të gjithëve që të “kërkoni të vërtetën dhe të flisni për të vërtetën”.

“SHBA-të iu kanë besuar dhe do t’u besojnë gjithmonë”.

LAJME TË TJERA >>