Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Yarmolenko u bënë thirrje lojtarëve rusë: Mos u fshihni

Futbollisti ukrainas i West Ham United, Andriy Yarmolenko, përmes një video të postuar në rrjetet sociale, u ka bërë thirrje lojtarëve të kombëtares së Rusisë që të mos fshihen.

Kjo video nga ana e yllit ukrainas vjen pas pushtimit të vendit të tij nga agresioni rus në krye me Vladimir Putin-in.

“Unë jam Andriy Yarmolenko, futbollist i kombëtares së Ukrainës. Kam lindur në Shën Petersburg, por jam rritur në Ukrainë dhe e konsideroj veten 100 për qind ukrainas”, thotë Yarmolenko në videon në Instagram.

“Dua t’i pyes futbollistët e Rusisë. Djema pse rrini të heshtur dhe nuk thoni asgjë? Në vendin tim po vrasin njerëz, po vrasin gra, po vrasin fëmijët tanë. Por, ju nuk thoni asgjë, nuk keni dhënë asnjë koment”, vazhdoi ylli ukrainas.

“Më thoni ju lutem, çfarë do të ndodhë nëse të gjithë së bashku, të bashkuar, i tregoni njerëzve se çfarë po ndodh realisht në vendin tim”.

“Unë njoh shumë prej jush dhe të gjithë më keni thënë ‘nuk është e drejtë se çfarë po ndodh’, se presidenti juaj po vepron gabim”.

“Pra, djema ju keni ndikim në popull dhe tregojuni popullit se çfarë është duke ndodhë në të vërtetë”, vazhdon ylli ukrainas.

Tutje Yarmolenko thumbon njërin nga futbollistët e Rusisë, Artem Dzuyba-n, të cilit i kishte dalë një video skandal, kohë më parë duke masturbuar.

“E di që disa prej jush e pëlqejnë t’i shfaqin topat e tyre në kamerë, por tani ka ardhur koha për të treguar topa në jetën reale”, shtoi Yarmolenko.

Kujtojmë që Yarmolenko është futbollisti i tretë me më së shumti paraqitje te kombëtarja e Ukrainës.

Ai nuk u paraqit në ndeshjen e fundit që ekipi i tij e fitoi ndaj Wolves me rezultat 1:0, pasi që u la në pushim nga trajneri i tij.

Pak ditë më parë, Yarmolenko ndihmoi ushtrinë e tij, duke iu ofruar një donacion prej 100 mijë eurosh.

LAJME TË TJERA >>