Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Xi Jinping paralajmëron Biden: Mos luaj me zjarrin

Udhëheqësi kinez Xi Jinping paralajmëroi homologun amerikan Joe Biden për Tajvanin duke i thënë që të mos “luajë me zjarrin”.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia “Reuters”, duke cituar median shtetërore kineze.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden dhe Xi Jinping zhvilluan për më shumë se dy orë telefonatën e pestë gjatë udhëheqjes së tyre.

Telefonata erdhi pasi shqetësimet u rritën për një vizitë të mundshme në ishullin e pretenduar nga Kina të Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-ve, Nancy Pelosi.

Media shtetërore kineze shtoi se Xi i tha Biden-it se Shtetet e Bashkuara duhet t’i binden “parimit të një Kine” dhe theksoi se Kina kundërshtoi me vendosmëri pavarësinë e Tajvanit dhe ndërhyrjen e forcave të jashtme.

Pekini ka lëshuar paralajmërime të përshkallëzuara për pasojat nëse Pelosi – një demokrate si Biden – viziton Tajvanin.

Sipas tyre, ky veprim do të ishte një shfaqje dramatike, edhe pse jo e pashembullt, e mbështetjes së SHBA-ve për ishullin.

“Ata që luajnë me zjarrin vetëm do të digjen”, citojnë mediat shtetërore kineze t’i ketë thënë Xi-Bidenit. “Ne shpresojmë që pala amerikane ta ketë këtë të qartë”.

Washingtoni nuk ka marrëdhënie zyrtare me Tajvan-in dhe ndjek një “politikë të një Kine” që njeh Pekin-in, jo Taipein, diplomatikisht.

Por është e detyruar nga ligji amerikan që t’i sigurojë ishullit mjetet për të mbrojtur veten dhe presioni është rritur në Kongres për mbështetje më të qartë.

LAJME TË TJERA >>