Skiatori Deni Xhepa, sportisi i vetëm që përfaqëson Shqipërinë në Lojërat Olimpike dimërore ‘Pekin 2022’, ka dështuar në garimin e tij të parë. Ai nuk arriti ta përfundonte sllallomin gjigant, pasi u rrëzua që në zbritjen e parë.
Sportisti shqiptar garoi i 59-ti në këtë garë, ku merrin pjesë 89 skiatorë, ndërsa në finale u kualifikuan vetëm 46 të parët. Për shkak të kushteve të vështira atmosferike, vetëm 52 skiatorë aritën ta përfundonin garën.
Mbyllet kështu pa rezultat gara e parë e Xhepës. Skiatori kuqezi do të garoijë sërish pas tri ditësh, më 16 shkurt, këtë herë në disiplinën e sllallomit special. Shpresohet që Xhepa të arrijë të mbyllë këtë garë.