Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Vrasja e Shinzo Abe, mamaja e autorit kishte falimentuar pas donacioneve në kishën e promovuar nga ish-kryeministri

Mamaja e njeriut të arrestuar për vrasjen e ish-kryeministrit japonez, Shinzo Abe, ishte anëtare e Kishës së Unifikimit. Këtë e konfirmoi vetë kreu i këtij institucioni fetar në Japoni, të hënën.

41-vjeçari Tetsuya Yamagami, një ish-marins i papunë, u identifikuar nga policia si njeriu i cili qëlloi mbi Aben të premten e 8 korrikut, gjatë një tubimi. Momenti i sulmit u kap në kamera dhe tronditi vendin e të gjithë botën.

Sipas mediave japoneze, të cilat citojnë burime nga grupi hetimor, Yamagami besonte se Abe kishte promovuar grupimin fetar, në të cilin mamaja e tij kishte bërë një donacion të madh parash.

Yamagami u ka thënë hetuesve se mamaja e tij kishte falimentuar për shkak të donacionit.

Kreu i degës japoneze të Kishës së Unifikimit, Tomihiro Tanaka, u tha gazetarëve se mamaja e Yamagamit ishte anëtare e kishës, por nuk pranoi të komentonte mbi paratë që ajo kishte dhuruar.

Tanaka tha gjithashtu se vrasës dhe Abe nuk ishin pjesë e kishës, dhe ish-kryeministri nuk kishte as rol këshillues në të.

Kisha e Unifikimit është themeluar në vitin 1954 në Korenë e Jugut, e më pas është përhapur në disa shtete aziatike.

LAJME TË TJERA >>