Vllaznia ka shkarkuar trajnerin Thomas Brdariç. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi që shton se në vijimësi ekipi do të drejtohet nga Elvis Plori.
Vllaznia ka shkruar më tej në komunikatë se falenderojnë trajnerin Brdariç për kontributin e dhënë si dhe i urojnë suksese në karrierën e tij.
Vazhdimësia e trajnerit u vu në diskutim pas humbjes me Tiranën dhe duket se “koha për reflektim” që përmendi presidenti Xhaferi shërbeu për të marrë vendimin e ndërprerjes së marrëveshjes me teknikun gjerman, që u lajmërua nga vetë klubi kuqeblu
Njoftimi i Vllaznisë:
Klubi i Futbollit Vllaznia njofton se ka vendosur ndërprerjen e marëdhënies me trajnerin Thomas Brdariç. Në vazhdimësi ekipi do të drejtohet nga traineri Elvis Plori.
Me këtë rast, falenderojmë trajnerin Brdariç për të gjithë kontributin e dhënë dhe i urojmë suksese ne karrierën e tij!