Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Vision Pro: Apple prezanton kufjet e reja të realitetit të përzier

Apple zbuloi të hënën kufjet e shumëpritura të “realitetit të përzier“, në prezantimin e produktit më të pritur të harduerit që kur Steve Jobs zbuloi iPad-in në 2010.

Pas vitesh spekulimesh, CEO i Apple, Tim Cook  prezantoi kufjet “Vision Pro” — në konferencën vjetore të zhvilluesve të kompanisë Apple. Kufjet, do të “përziejnë në mënyrë të përsosur botën reale dhe botën virtuale“, tha CEO i Apple, Tim Cook “Kjo shënon fillimin e një udhëtimi që do të sjellë një dimension të ri në teknologjinë personale”.

Realiteti i shtuar, i njohur gjithashtu si realiteti i përzier, mbivendos objektet virtuale në botën përreth nesh – duke na mundësuar të përziejmë realitetin me realitetin virtual duke parë përmes një ekrani.

Cook është vlerësuar prej kohësh si një gjeni i operacioneve që e rriti vlerën e tregut të Apple nga rreth 350 miliardë dollarë në 2011 në gati 2.9 dollarë aktualisht, por ai është kritikuar prej kohësh për përsëritjen e ideve të së kaluarës. Tim Bajarin, konsulent në Creative Strategies, tha se lansimi i kufjeve duhet të “çimentojë trashëgiminë e Cook” përtej operacioneve. “Kjo nuk do ta vendosë atë në të njëjtën klasë me Steve, por Steve ishte një vizionar i veçantë. Cook e ka çuar vizionin e tij në të ardhmen”, tha ai.

Kufjet, Vision Pro, do të jenë në dispozicion “në fillim të vitit të ardhshëm”. Apple tha se do të shiten për 3,499 dollarë, madje më shumë se sa prisnin shumica e analistëve dhe gati 12 herë më shumë se çmimi i Meta’s Quest 2, kufjet më të shitura të realitetit virtual (VR)

Kur e provon dhe e sheh në veprim, është tronditëse”, tha Bajarin, pasi kishte përdorur kufjet. “Nëse je duke parë një lojë sportive, në fakt je në fushë. Ju jeni përballë aksionit. Dhe nëse filmi është 3D, ju jeni pothuajse në botën 3D.”

Kufjet do të jenë të pajisura me 12 kamera, gjashtë mikrofona dhe një sërë sensorësh që do t’i lejojnë përdoruesit ta kontrollojnë atë dhe aplikacione të ndryshme vetëm me sytë dhe gjestet e duarve. Apple tha se përvoja nuk do të shkaktojë të përziera dhe dhimbje koke të përsëritura që pajisjet e ngjashme kanë pasur në të kaluarën. Kompania gjithashtu zhvilloi një teknologji për të krijuar një version dixhital tredimensional të secilit përdorues për t’u shfaqur gjatë videokonferencave.

Megjithatë, analistët nuk presin që Vision Pro të jetë një hit i madh menjëherë. Kjo është kryesisht për shkak të çmimit të lartë, por edhe sepse shumica e njerëzve ende nuk mund të shohin një arsye bindëse për të mbajtur diçka të mbështjellë rreth fytyrës së tyre për një periudhë të gjatë kohore.

Hartley Charlton, redaktor i MacRumors, nuk është i sigurt se sa kufjet do të tërhiqnin publikun e gjerë.

Nuk do të tërheqë konsumatorët e zakonshëm në fillim për shkak të çmimit jashtëzakonisht të lartë dhe mangësive të menjëhershme si një pajisje e gjeneratës së parë, siç është paketa e veçantë e baterisë”, ka thënë ai.

Por ai tha se Apple ka një histori të “tejkalimit të skepticizmit” në lidhje me pajisjet e reja dhe ka inkurajuar historikisht njerëzit që “të harxhojnë paratë e tyre për të shtuar një pajisje të re në repertorin e tyre”.

Prezantimi i Vision Pro vjen një javë pasi Meta dhe Lenovo njoftuan përmirësime të reja të kufjeve të tyre para-ekzistuese të realitetit virtual, që nuk mbivendosin objektet në një pamje të botës reale.

Meta gjithashtu ka investuar shumë në realitetin e përzier – por tani sektori është në vështirësi.

Tregu i kufjeve pati një rënie prej 54% në shitjet globale vitin e kaluar, sipas International Data Corporation.

Thomas Husson, nga Forrester Research, i tha BBC News se mund të duhet kohë që kufjet e reja të Apple të ngrihen. “Hapësira e përgjithshme AR/VR ka qenë pak e mbingarkuar gjatë viteve të fundit me metaverse dhe atë lloj përvoje,” tha ai. “Kjo është arsyeja pse mendoj se do të duhet pak më shumë kohë. Duke thënë këtë, nëse do t’ju thoja 10 deri në 15 vjet më parë se njerëzit do të ishin gati të paguanin pothuajse 2,000 dollarë për një telefon celular, nuk mendoj se shumë njerëz do të kishin thënë se do të ishin të gatshëm ta paguanin atë.”

LAJME TË TJERA >>