Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Vetëm 11% e serbëve të gatshëm për luftë me Kosoven

Tensionet në veri të Kosovës nuk po pakësohen, prandaj NATO ka dërguar 700 ushtarë shtesë për të siguruar paqen. Me 3800 pjesëtarë të KFOR-it, kjo duhet të jetë e mjaftueshme.

Por situata nuk duhet nënvlerësuar aspak, nëse do të krijohej rasti, lufta do të ishte një skenar i mundshëm. Nuk i ndihmon fakti që liderët e të dy vendeve nuk po dërgojnë vërtet mesazhe pajtimi.

Fatmirësisht, shumica e qytetarëve serbë nuk janë pro luftës, gjë që zbut gatishmërinë për konflikte të pjesës më radikale të popullatës. Këtë e tregon sondazhi i Demostat i realizuar nga 24 prilli deri më 4 maj, në të cilin kanë marrë pjesë 1600 të anketuar. Sondazhi u prezantuar ditën e Hënë nga sociologu Srecko Mihailoviç sipas gazetes Danas.

Mihailoviç deklaroi se 11% e të anketuarve do të luftonin për Kosovën, ndërsa 65% kundërshtojnë çdo konflikt me shqiptarët dhe bashkësinë ndërkombëtare,.

Ndër të tjera, Mihailoviç tha se 22% e të anketuarve besojnë se Rusia është bastioni i politikës së jashtme të Serbisë, ndërsa 20% mendojnë se është roli i Bashkimit Evropian.

Në lidhje me qëndrimin e Serbisë ndaj Lindjes dhe Perëndimit, 30 për qind e të anketuarve janë  janë shprehur pro Rusisë dhe Kinës, dhe 35 për qind janë pro BE-së, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet skandinave, sipas sondazhit. Mihailoviç deklaroi se 23 për qind e të anketuarve janë për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, 35 për qind janë kundër, ndërsa 42 për qind përgjigjen “nuk e di”.

Nëse nesër do të mbahej referendumi për anëtarësimin në BE, përqindja pro dhe kundër është e njëjtë, 33%.

LAJME TË TJERA >>