Tensionet në veri të Kosovës nuk po pakësohen, prandaj NATO ka dërguar 700 ushtarë shtesë për të siguruar paqen. Me 3800 pjesëtarë të KFOR-it, kjo duhet të jetë e mjaftueshme.
Por situata nuk duhet nënvlerësuar aspak, nëse do të krijohej rasti, lufta do të ishte një skenar i mundshëm. Nuk i ndihmon fakti që liderët e të dy vendeve nuk po dërgojnë vërtet mesazhe pajtimi.
Fatmirësisht, shumica e qytetarëve serbë nuk janë pro luftës, gjë që zbut gatishmërinë për konflikte të pjesës më radikale të popullatës. Këtë e tregon sondazhi i Demostat i realizuar nga 24 prilli deri më 4 maj, në të cilin kanë marrë pjesë 1600 të anketuar. Sondazhi u prezantuar ditën e Hënë nga sociologu Srecko Mihailoviç sipas gazetes Danas.
Mihailoviç deklaroi se 11% e të anketuarve do të luftonin për Kosovën, ndërsa 65% kundërshtojnë çdo konflikt me shqiptarët dhe bashkësinë ndërkombëtare,.
Ndër të tjera, Mihailoviç tha se 22% e të anketuarve besojnë se Rusia është bastioni i politikës së jashtme të Serbisë, ndërsa 20% mendojnë se është roli i Bashkimit Evropian.
Në lidhje me qëndrimin e Serbisë ndaj Lindjes dhe Perëndimit, 30 për qind e të anketuarve janë janë shprehur pro Rusisë dhe Kinës, dhe 35 për qind janë pro BE-së, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet skandinave, sipas sondazhit. Mihailoviç deklaroi se 23 për qind e të anketuarve janë për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, 35 për qind janë kundër, ndërsa 42 për qind përgjigjen “nuk e di”.
Nëse nesër do të mbahej referendumi për anëtarësimin në BE, përqindja pro dhe kundër është e njëjtë, 33%.