Inter-i ka prezantuar afrimin e mesfushorit të Kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllani me një video të shpërndarë në mediat sociale.
Asllani do të jetë pjesë e zikalterve këtë sezon si i huazuar nga Empoli. Inter-i pagoi 4 milionë euro. Ndërsa, për blerjen përfundimtare në fund të sezonit do të duhet të paguajë dhe 10 milionë euro të tjera.
“Të lëvizësh gjithnjë, të mos ndalosh kurrë. Nga një shtëpi, në një shtëpi tjetër. Në fushë dhe jashtë saj, gjithnjë. Pa u lodhur, duke përshkruar kilometra e kilometra, me topin në këmbë dhe kokë, vetëm kështu mund të ngjitem gjithnjë e më lart”, janë këto fjalët e Asllanit në videon e prezantimit.