“Në mënyrën më të padiskutueshme, Ukraina mund ta fitojë luftën në Rusi”.
Ose të paktën kështu mendohet në zyrat e Pentagonit, pas një deklarate të lëshuar nga zëdhënësi për shtyp i zyrave qendrore më të larta ushtarake në SHBA, John Kirby.
“Sigurisht që ata mund të fitojnë”, iu përgjigj ai pyetjes së një prej gazetarëve”. “Dhe nëse e shihni se çfarë kanë arritur të bëjnë ukrainasit deri tani, mund ta kuptoni se Vladimir Putin, nuk ka realizuar asnjë nga objektivat e tija strategjike brenda territorit ukrainas”.
Ndër këto aspekte, Kirby radhit faktin se Kievin, Putini nuk e mori dot. Po ashtu, ai nuk arriti të rrëzonte Qeverinë apo të zhbënte Ukrainën si shtet. E vetmja gjë që Putini ka bërë, ka qenë pikërisht marrja e disa qyteteve të vogla.
Gjithsesi, pavarësisht kësaj “fitoreje” të kreut të Kremlinit, Kirby artikulon se “as këto qytete, nuk ishin ato të cilat Putin i dëshironte”.
Forcat ruse janë larguar ndërkaq nga Kievi dhe Chernihivi. Ato e kanë pasur të pamundur marrjen e Kharkivit apo Mykolayiv-it.
Për SHBA-të, kjo është prova konkrete e rezultateve ditore të luftës. Ndaj, Ukraina pa diskutim, mund ta fitojë luftën.