Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, i cili po ndërmjetëson bisedimet e paqes midis Ukrainës dhe Rusisë, ka thënë se të dyja palët janë afër një marrëveshjeje.
Cavusoglu i tha agjencisë së lajmeve AFP se “nuk është një gjë e lehtë të pajtohesh me të ndërsa lufta po vazhdon, ndërsa civilët vriten”, por ai shtoi “ne shohim se palët janë afër një marrëveshjeje”.
Ai vizitoi Rusinë dhe Ukrainën këtë javë, pasi Turqia ka lidhje të forta me të dy palët.
Gjithashtu shtoi se Turqia ishte në kontakt me ekipet negociuese, por refuzoi të fliste për detajet e bisedimeve pasi Turqia luan “një rol të ndershëm ndërmjetësues dhe lehtësues”.
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha në një video të shtunën se “kjo është koha për t’u takuar, për të biseduar, koha për rinovimin e integritetit territorial dhe drejtësisë për Ukrainën”.