Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Ukraina çon Rusinë në Hagë

Ukraina ka paraqitur kërkesën e saj kundër Rusisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Këtë e ka bërë të ditur presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenksyy, mesditën e 27 shkurtit, përmes një postimi në median sociale Twitter.

“Rusia duhet të mbajë përgjegjësi për manipulimin e nocionit të gjenocidit për të justifikuar agresionin”.

Zelenskyy shkruan se “kërkojmë një vendim urgjent që urdhëron Rusinë të ndërpresë aktivitetin ushtarak që tani” dhe “presim që gjyqet të fillojnë javën e ardhshme”.

Kjo kërkesë e qeverisë ukrainase vjen fill pas deklaratës se Zelenskyy-t se autoritetet vendase po regjistrojnë të gjitha krimet që po ndodhin.

“Ajo që pushtuesit po bëjnë në Kharkiv, Okhtyrka, Kiev, Odesa dhe qytete dhe qyteza të tjera meriton një gjykatë ndërkombëtare. Ne regjistrojmë të gjitha krimet e tyre”, theksoi kreu i shtetit.

Gjithashtu Zelensky shtoi se nata e kaluar ka qenë mizore.

Përsëri bombardime në të gjithë Ukrainën, ku janë dëmtuar edhe ndërtesat e banimit.

“Sot nuk ka asnjë objekt në vend që pushtuesit të mos e konsideronin si objektiv të vlefshëm për veten e tyre. Ata po luftojnë kundër të gjithëve. Ata po luftojnë kundër të gjitha gjallesave – kundër kopshteve, kundër ndërtesave të banimit, madje edhe kundër ambulancave”, ravijëzoi ai.

Sipas tij, forcat ruse po përdorin artileri raketore kundër zonave të tëra urbane që “nuk kanë dhe nuk kanë pasur kurrë asnjë infrastrukturë ushtarake”.

LAJME TË TJERA >>