Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Ukraina bën bilancin: Rreth 14.000 ushtarë rusë të vrarë që nga fillimi i luftës

Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës ka raportuar se 14,200 ushtarë rusë janë vrarë që nga fillimi i konfliktit. Përcaktimi i numrit të saktë të viktimave nga secila palë është shumë e vështirë, me Rusinë dhe Ukrainën që pretendojnë të dhëna dhe humbje shumë të ndryshme.

Më 3 mars, Rusia pretendoi se 498 nga trupat e saj ishin vrarë në luftime, por që atëherë nuk ka publikuar më shifra rreth humbjeve të tyre në radhët e ushtrisë.

Ndërkohë, zyrtarët amerikanë thanë ditën e djeshme se numri i viktimave ruse mund të jetë mbi 7,000, me deri në 14,000 të plagosur.

Mes dëmeve të tjera të shkaktuara në armatimet dhe automjetet ruse, Ukraina pretendon se forcat e saj kanë rrëzuar gjithashtu: 450 tanke, 93 avionë, 112 helikopterë.

Sipas Shërbimit Shtetëror të Emergjencave të Ukrainës, një person ka mbetur i vrarë pasi një ndërtesë shumëkatëshe u bombardua mëngjesin e sotëm në Kharkiv. Sipas raportimeve, 11 persona të tjerë u plagosën dhe një person tjetër është bllokuar në rrënoja.

Predhat goditën po ashtu qytetin lindor të Kramatorsk ditën e sotme duke vrarë 2 persona dhe duke plagosur 6 të tjerë. Këtë lajm e bëri me dije guvernatori Pavlo Kyrylenko.

Kharkiv, qyteti i dytë më i madh në Ukrainë, ka përjetuar disa nga luftimet më të ashpra gjatë pushtimit rus.

Më herët, zyrtrë ukrainas thanë se, Rusia ka lëshuar 6 raketa drejt qytetit perëndimor të Lviv mëngjesin e ditës së sotme. Në deklaratë thuhet mes të tjerash se 2 nga raketat u kapën nga sistemet e mbrojtjes ajrore.

Më herët, kryetari i bashkisë së Lviv tha se raketat goditën një fabrikë riparimi avionësh pranë aeroportit. Puna në uzinë ishte ndalur përpara se të goditeshin raketat dhe nuk ka raportime për humbje jetësh në zonën e goditur nga sulmet.

LAJME TË TJERA >>