UEFA ka njoftuar se do të hetojë ngjarjet e ndodhura në finalen e Champions League mes Real Madrid-it dhe Liverpool-it.
Ndeshja finale filloi me 36 minuta vonesë, për shkak se tifozët e skuadrës angleze nuk kishin hyrë në stadium.
Jashtë rrethimit të stadiumit tifozët anglezë edhe pse me bileta në duar, u sulmuan nga policia franceze me gaz lotsjellës.
Rishikimi i plotë i ngjarjes do të shqyrtojë llogaridhënien dhe sjelljet e të gjitha subjekteve të përfshira në finale.
Raporti do të përpilohet në mënyrë të pavarur dhe Tiago Brandao Rodrigues nga Portugalia do të udhëheqë punimet.
Provat do të mblidhen nga të gjitha palët e interesuara dhe rezultatet e raportit do të bëhen publike pasi të plotësohen. Më pas UEFA do të vlerësojë hapat e ardhshëm.