Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

UEFA e ashpër me tre klubet e Superligës Evropiane, çfarë rrezikojnë?

UEFA duket se është e prirur tashmë për të zhvilluar një luftë të ashpër me tre klubet themeluese të projektit të Superligës Evropiane, Real Madrid, Barcelona dhe Juventus.

Konflikti duket larg zgjidhjes. Dhe me vendimin e ri të Gjykatës së Madrid-it, i cili anoi nga qeveria e futbollit evropian, tre klubet pritet të përballen me sanksione. Por, jo të menjëhershme.

Seanca për të përballur palët është caktuar më 14 qershor, ndërsa koha e dënimit pritet të shtyhet deri në 2023. Kjo pasi palët presin edhe vendimin e Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian për çështjen e monopolit të UEFA-s.

Sipas italianes “La Gazzetta dello Sport”, tre klubet rrezikojnë të gjobiten deri në 15 milionë euro, si dhe do t’u mbahet 5% e të ardhurave nga UEFA. Por, nuk përfundon këtu, pasi duke filluar nga sezoni 2023/24, ato rrezikojnë pjesëmarrjen në Champions League.

LAJME TË TJERA >>