Yuriy Vernydub është një trajner jo shumë i njohur në futbollin evropian. Emri i tij doli në skenë pasi, skuadra e udhëhequr prej tij, Sheriff Tiraspol-i mundi Real Madrid-in 2-1 në “Santiago Bernabeu”, më 28 shtator 2021.
Pas asaj fitore mbresëlënëse ndaj Real-it, Vernydub ka marrë përsëri vëmendjen e mediave. Kjo për shkak se pasi Rusia sulmoi Ukrainën, ai u largua nga Moldavia për t’u rikthyer në atdhe, por si ushtar.
I lindur në Zhytomyr, një prej zonave që ruset kanë sulmuar, ai e pa të rëndësishme të mos merrte familjen dhe të largohej, por të regjistrohej në ushtri.
Vernydub tregon se ishte djali i tij që e njoftoi i pari për sulmet ruse mbi Ukrainë. Me të marrë lajmin ai nuk vonoi dhe u nisë për në vendlindje.
“Djali më telefonoi në orën 4:30 të mëngjesit dhe më tha se rusët na kishin sulmuar”, tregon Vernydub.
“E dija atëherë se do të kthehesha në Ukrainë për të luftuar. U nisa për në Ukrainë të shtunën në mëngjes. U bashkova (ushtrisë) të dielën”.
“Kur u ktheva në shtëpi, pashë shumë burra të fortë që largoheshin nga vendi. Nëse kthehen, do të jem i lumtur. Por kuptova në atë moment që nuk mund të bëja të njëjtën gjë”.
“I thashë vetes që sapo të shkoja në shtëpi do të shkoja të regjistrohesha. Të afërmit e mi u përpoqën të më ndalonin. Gruaja ime, fëmijët e mi, nipërit e mbesat e mia”.
“Unë qëndrova i fortë dhe falënderoj gruan time që më mbështeti. Ajo e njeh karakterin tim. Nëse marr një vendim, nuk do ta ndryshoj”, vijoi të thoshte tekniku.
Vernydub tha gjithashtu se “paqja do të vijë vetëm kur të fitojmë” dhe se mendon se kërkesat e Rusisë “janë të paarritshme”.
Përsa i përketë futbollit, ai the se “Mendimi për futbollin më motivon. Futbolli është jeta ime”.
“Shpresoj që kjo luftë të mos zgjasë shumë. Ne do të fitojmë dhe unë do të kthehem në punën time të dashur”, përfundoi kështu 56-vjeçari.