Shërbimet speciale gjermane sugjerojnë se tre tubacione të gazit Nord Stream 1 dhe Nord Stream 2 në Detin Baltik mund të bëhen përgjithmonë të papërdorshëm pas akteve të supozuara të sabotimit.
Lajmin e ka bërë të ditur botimi gjerman Tagesspiegel duke iu referuar burimeve në qarqet qeveritare.
Nëse tubacionet nuk riparohen shpejt, pretendohet se do të futen sasi të mëdha uji të kripur dhe do t’i gërryejnë.
Për shkak se dëmtimi i tubave është kaq i madh, një sasi jashtëzakonisht e madhe uji mund të hyjë në to.
Ashtu si Komisioni Evropian, autoritetet gjermane të sigurisë dhe shërbimi federal i inteligjencës dyshojnë për një akt sabotimi.
Për shkak të kompleksitetit të sulmit, ekspertët dhe qarqet e qeverisë gjermane besojnë se ai mund të ishte kryer vetëm nga një njësi qeveritare.
Supozohet se pas kësaj qëndron Rusia, por motivi mbetet i paqartë.
BND-ja tani luan një rol udhëheqës të inteligjencës, duke vlerësuar imazhet satelitore të lëvizjeve të anijeve në prag të shpërthimeve.
Një teori është se zhytësit mund të kenë vendosur eksploziv në dy tubat Nord Stream 1 dhe një nga dy tubat Nord Stream 2.
Sipas informacioneve nga Tagesspiegel, shpërthimet e synuara tregojnë se rrjedhjet e gazit janë të mëdha, kështu që shkalla e rënies së presionit në tubacione ishte e lartë.
Jo vetëm Gjermania, por edhe Danimarka dhe Suedia supozojnë se mund të jetë një sabotim.