Në ditëlindjen e tij të 49-të, ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, zhvilloi një lojë basketbolli të mbushur me yje, me Magic Johnson, Kobe Bryant, LeBron James dhe Carmelo Anthony-n.
Topi i përdorur në atë ndeshje, i nënshkruar nga pesë pjesëmarrësit (Obama, Magic, Kobe, LeBron dhe Melo), është në ankand në Heritage Auctions, me ofertën aktuale në 17,500 dollarë.
Ankandi për për topin e rrallë do të përfundoi më 28 shkurt, duke tejkaluar tashmë vlerën e parashikuar prej 12,000 dollarësh.
Presidenti Obama, i lindur dhe i rritur në Chicago, ishte i njohur për dashurinë e tij për basketbollin dhe gjatë kohës që ishte në Shtëpinë e Bardhë, ai zhvilloi lojëra të ndryshme me njerëz të famshëm.
Zakonisht, ata ishin basketbollistë profesionistë, aktivë ose në pension, duke përfshirë vendasit e Chicago-s, Dwayne Wade dhe Derrick Rose.
Megjithatë, presidenti i 44-të do të ftonte edhe aktorë si Leonardo Dicaprio dhe George Clooney.
Obama pranoi në mënyrë të famshme se një nga përfitimet e presidencës së tij ishte aftësia për të luajtur me njerëzit e famshëm.
“Një nga përfitimet e të qenit president është se ju mund të ftoni njerëzit në Shtëpinë e Bardhë dhe ata shfaqen”, tha Obama pas ditëlindjes së tij të 49-të”.