Trajneri i Kombëtares italiane, Roberto Mancini, ka uruar Tiranën me rastin e shpalljes “Kryeqyteti Evropian i Sportit” për vitin 2023.
Mancini nëpërmjet një videoje është shprehur se është bukur të marrësh këtë emërim.
“Përshëndetje Tirana. Është bukur të jesh Kryeqyteti Evropian i Sportit. Bravo dhe Suksese. Të dua Tirana”.
Çfarë është ky titull?
Propozimi i Bashkisë Tiranë, i cili u përgatit në bashkëpunim me përfaqësues të sportit, federatave sportive dhe Komitetit Olimpik Shqiptar, titullohet “SPRINTirana – Sport as a Promoter of Resilience, Inclusiveness, Nature and Transformation” (Sporti si Promovues i Qëndrueshmërisë, Gjithëpërfshirjes, Natyrës dhe Transformimit).
Synimi i këtij titulli është prezantimi i një programi ambicioz aktivitetesh, si dhe përdorimi i sportit si një mjet për të përmirësuar jetesën e fëmijëve, të rinjve, moshën e tretë dhe komunitetet në përgjithësi.
Po ashtu një mekanizëm për të rritur nivelin e gjithëpërfshirës së shtresave të cenueshme, personave me aftësi ndryshe, minoriteteve, me synimin final për të transformuar shoqërinë.
Marrja e këtij titulli synon rritjen e imazhit që kryeqyteti ka në rajon e më gjerë në vazhdën e reputacionit që Tirana ka fituar edhe në kuadër të titullit “Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022”.
Disa nga qytetet që e kanë marrë këtë titull:
Titulli “Qyteti Evropian i Sportit 2023” jepet për qytete të ndryshme evropiane nga institucioni ACES EUROPE, i afiliuar pranë Komisionit Evropian në Bruksel.
Getafe e Bilbao (Spanjë), Firence e Siena (Itali), Leuven (Belgjikë), Rovaniemi (Finlandë), Setubal e Braga (Portugali), Nice e Pau (Francë), Tiburg (Holandë), Insbruk (Austri).