Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Tiger Woods refuzoi turneun ku do fitonte 800 milionë dollarë nga Arabia Saudite

Tiger Woods hodhi poshtë një ofertë që Greg Norman thotë se ishte diku prej 700 deri në 800 milionë dollarë për të marrë pjesë në serinë LIV Golf të financuar nga Arabia Saudite.

Gjatë një paraqitjeje në “Fox News” me Tucker Carlson që u transmetua të hënën mbrëma, Norman konfirmoi atë që i tha “Washington Post” dy muaj më parë.

Norman i tha “Post” në qershor se oferta ishte “jashtëzakonisht e madhe, ne po flasim për nëntë shifra”.

Woods ka qenë kundër LIV Golf që nga fundi i vitit të kaluar. Ai tha se lojtarët që morën paratë e financuara nga fondi i pasurisë sovrane të Arabisë Saudite i kishin “kthyer shpinën” PGA Tour që bëri ata të famshëm.

Nuk ishte e qartë se kur iu bë një ofertë e tillë Woods.

“Ky numër ishte atje përpara se të bëhesha CEO. Pra, ky numër ka qenë atje, po”, tha Norman në intervistën për “Fox News”.

Raporte të ndryshme nga Mbretëria e Bashkuar kanë thënë se Phil Mickelson ka marrë një bonus nënshkrimi prej 200 milionë dollarësh, ndërsa Dustin Johnson ka marrë 150 milionë dollarë.

Fushat me 48 persona, ofrojnë 25 milionë dollarë për çdo ngjarje. Programi me 14 turne do të fillojë vitin e ardhshëm.

LAJME TË TJERA >>