Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Thyhet ‘mallkimi’, Guardiola dhe City shpallen kampion evrope

Pep Guardiola ka thyer “mallkimin” e dështimit për të fituar Champions League, një trofe që i mungonte që nga koha kur drejtonte Barcelona-n. Manchester City mundi 1-0 Inter-in këtë të shtunë mbrëma në stadiumin olimpik “Ataturk” të Stambollit, duke u kurorëzuar për herë të parë kampion Evrope.

Pas një pjese të parë me ulje-ngritje, City do e gjente golin me një goditje mjeshtërore nga mesfushori spanjoll, Rodri në minutën e 68 të pjesës së dytë.

Rodri bëri paraqitjen e 52-të të sezonit për Manchester City-n në të gjitha garat. Përgjatë karrierës menaxheriale të Pep Guardiola-s, i vetmi lojtar që ka nisur më shumë ndeshje në një sezon të vetëm nën drejtimin e tij ishte Lionel Messi në 2011-12 (57).

Vlen të theksohet përformanca e Inter-it. Edhe pse humbën, italianët lanë gjurmë duke bërë një ndeshje gati perfekte. Ata i shkuan disa herë pranë golit, por një super Ederson arriti t’i bënte ballë sulmeve të tyre.

City arrin të ngrejë trofeun në finalen e tyre të dytë. Kujtojmë që ata humbën dy vite më parë përballë Chelsea-t. Goli i Rodri-t është dhe goli i tyre i parë dhe i vetëm në një finale të Champions League.

Kjo ishte finalja e pestë mes skuadrave angleze dhe italiane në European Cup/ Champions League. Më herët, Liverpool fitoi garën me penallti në 1984 kundër Roma-s dhe 2005 kundër Milan-it dhe humbën finalet e 1985 dhe 2007 nga Juventus dhe Milan respektivisht.

Manchester City bëhet skuadra e katërt angleze që fiton Champions League, pas Manchester United (1999, 2008), Liverpool (2005, 2019) dhe Chelsea (2012, 2021). Gjithashtu ata bëhen vetëm ekipi i dytë anglez që fiton tripletën, pas United në 1999.

Kjo ishte finalja e 4-të e Pep Guardiola-s në Champions League (dy me Barcelona-n në 2009 dhe 2011, dy me Manchester City në 2021 dhe 2023). Mes trajnerëve aktiv, vetëm Carlo Ancelotti ka më shumë (5).

Spanjolli fiton tashmë trofeun për herë të tretë, duke barazuar Zinedine Zidane. Vetëm Ancelotti ka marrë më shumë (4). Ai bëhet tashmëtrajneri i 5-të që fiton turneun me dy skuadra, pas Ancelotti, Mourinho, Josef Heynckes dhe Ottmar Hitzfeld.

Sulmuesi i Manchester City-t, Julian Alvarez bëhet vetëm lojtari i tretë që fiton Kupën e Botës dhe Champions League brenda një sezoni pas Roberto Carlos (2002 me Brazilin dhe Real Madrid) dhe Raphael Varane (2018 me Francën dhe Real Madrid).

Notat e lojtarëve:

Përveçse i rrëmbeu trofeun, City tashmë i heq një rekord Milanos. Deri para fillimit të ndeshjes, Milano mburrej si qyteti i vetëm që kishte fituar Champions League me dy ekipe të ndryshme. Tashmë italianëve u bashkohet edhe Mançesteri, me United dhe City.

LAJME TË TJERA >>