Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Tensioni mes Putin-it dhe Shoigu-t prek “majat”

Tensionet mes presidentit rus Vladimir Putin dhe ministrit rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, po rriten.

Kjo, për faktin se shefi i Kremlin-it nuk është njoftuar për humbjet reale të Forcave të Armatosura ruse në Ukrainë.

Lajmin e publikon prestigjiozja amerikane “New York Times”, e cila citon burime në inteligjencën amerikane.

Vetë botimi dyshon nëse është e vërtetë që Putin-i nuk është plotësisht i informuar për rrjedhën e luftimeve.

Shtëpia e Bardhë theksoi se këshilltarët e presidentit rus po e keqinformojnë atë, duke heshtur për dështimin e ofensivës dhe pasojat reale të sanksioneve perëndimore.

Gazetarët amerikanë sugjerojnë se bombardimi i Chernihiv-it, pas deklaratave të Rusisë për tërheqjen e supozuar të trupave, “dëshmojnë gjithashtu çakordimin në mesazhet e Kremlin-it”.

Megjithatë, qëllimi përfundimtar i shefit të Kremlin-it mbetet i paqartë, cilësoi gazeta amerikane në përmbyllje.

Më herët, Pentagon-i dyshoi nëse Putin caktoi një person përgjegjës për “operacionin special” në Ukrainë.

Sipas të dhënave të fundit nga Shtabi i Përgjithshëm ukrainas, që nga fillimi i luftës, janë shkatërruar më shumë se 17 mijë forca ruse dhe qindra tanke.

Por Ministria e Mbrojtjes e Federatës Ruse raporton humbje shumë më të vogla.

LAJME TË TJERA >>