Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Tensionet në veri, Vuçiç takohet me Ramën dhe liderët e tjerë të Ballkanit

Kryeministri Edi Rama u takua me Presidentin serb, Aleksandër Vuçiç këtë të enjte gjatë samitit të Komunitetit Politik Europian që po zhvillohet në Kishinau të Moldavisë. Lajmin e jep kreu i shtetit serb, i cili ka shpërndarë në rrjetet sociale disa foto.

Vuçiç është takuar edhe me udhëheqës të tjerë shtetëror të Ballkanit, si presidenten e Greqisë, Katerina Sakellaropoulou, kryeministrin e RMV-së, Dimitar Kovaçevski dhe anëtaren serbe të kryesisë së Bosnje Hercegovinës, Željka Cvijanović. Në fokus të diskutimeve të tyre ka qenë situata në veri të Kosovës.

“Ne në rajon e dimë më së miri se sa e rëndësishme është që bashkërisht të bëjmë çdo përpjekje për të ruajtur paqen dhe stabilitetin e fituar me vështirësi.

Diskutuam ngjarjet aktuale dhe hapat e mëtejshëm që do të kontribuonin në gjetjen e një zgjidhjeje për situatën aktuale të vështirë dhe serioze, me shpresën se arsyeja do të mbizotërojë, në të mirë të të gjithëve”, shkruan Vuçiç.

LAJME TË TJERA >>