Nëse deri para 4 shkurtit flitej për një tension ushtarak në kufirin Ukrainë-Rusi, Olimpiadat dimërore të Pekinit mundësuan një tension “olimpik”.
Kina, si organizatore e eventit më të madh sportiv dimëror, ka detyruar patinatorët e Ukrainës që të ulen mes ekipit olimpik rus dhe amerikan.
Një gjest dashamirës midis një atleti medalist rus dhe gjeorgjian në podiumin e fitores regjistroi një nga momentet ikonë të Olimpiadës së vitit 2008.
Shpresojmë që ky moment të zbusë sërish tonet diplomatike “të ngrira” prej kohësh mes palëve.
Më herët, nisi dhe ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike të 24-ta Dimërore.
Lojërat do të zgjasin nga data 4 deri më 20 shkurt. Në total do të ketë 109 ngjarje sportive të ndara në 15 disiplina dhe shtatë sporte.
Ceremonia zhvillohet nën protokollet e rrepta anti-COVID. Për këtë shkak nuk janë shitur bileta në masë për tifozët.
Pekini bëhet qyteti i parë që pret lojërat olimpike verore (2008) dhe dimërore (2022).
Të pranishëm në ceremoninë hapëse janë presidenti rus, Vledimir Putin, si dhe disa liderë të tjerë, kryesisht nga vendet joperëndimore.
Liderët e SHBA-ve, Britanisë së Madhe dhe Kanadasë i kanë bojkotuar këto Lojëra.