Flakë dhe zjarr në një strukturë të “Aramco”, gjigantit të naftës në Arabinë Saudite. Janë orë tensioni dhe ankthi në Jedah, ku këtë fundjavë zhvillohet edhe gara e Formulës 1. Pak minuta para nisjes së provave të lira janë vërë re flakë dhe tym pas shpërthimit të një rakete rreth 20 kilometra larg cirkuitit.
Sipas gazetarëve vendës, bëhet fjalë për një tjetër sulm të grupit ‘Houthi’ të Jemenit ndaj disa depove të naftës. Ky është sulmi i radhës me raketa kundër strukturave të kompanisë kombëtare saudite të hidrokarbureve.
E njëjta gjë ka ndodhur edhe më 20 mars, nga i njëjti grup, duke ngritur që në atë kohë hipotezën për të mos e zhvilluar garën e F.1 në Arabi.