Pas dy vitesh të “pushtuar” nga pandemia që i dha formë jetës tonë, tani e gjithë vëmendja është në Ukrainë.
Në muajt e ardhshëm bota do të përballet me paparashikueshmërinë rreth ndikimit të konfliktit në gjeopolitikë dhe siguri, lufta për të kontrolluar inflacionin, kaos në tregjet e energjisë dhe rrugën e pasigurt të Kinës pas pandemisë. Për t’i komplikuar gjërat më tej, të gjitha këto gjëra janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën.
Këtu janë 10 tema që duhet ti kemi në vëmendje për 2023.
Të gjithë sytë nga Ukraina
Çmimet e energjisë, inflacioni, normat e interesit, rritja ekonomike, mungesa e ushqimit, të gjitha varen nga mënyra se si do të zhvillohet konflikti në muajt e ardhshëm. Përparimi i shpejtë i Ukrainës mund të kërcënojë Vladimir Putinin, por një ngërç i momentit mund të ndryshojë rrjedhën.
Rusia do të përpiqet të zgjidhë konfliktin me shpresën se mungesat e energjisë dhe ndryshimet politike në Amerikë do të minojnë mbështetjen perëndimore për Ukrainën.
Recesioni do jetë i pranishëm kudo
Ekonomitë e mëdha do të hyjnë në recesion pasi bankat qendrore rrisin normat e interesit për të mbytur inflacionin, një efekt i mëvonshëm i pandemisë. Recesioni i Amerikës do të jetë relativisht i butë por në Europë do të jetë më i rëndë. “Dhimbja” do të jetë globale pasi dollari i fortë dëmton vendet e varfra tashmë të goditura nga rritja e çmimeve të ushqimeve.
Do ketë një kalim në energjinë e rinovueshme
Ndërsa vendet nxitojnë të sigurojnë furnizimet e tyre me energji, ato po kthehen në lëndë djegëse fosile të pista. Por në afat të mesëm lufta do të përshpejtojë kalimin në burimet e rinovueshme si një alternativë më e sigurt ndaj hidrokarbureve të furnizuara nga autokratët.
Kina do humbë kreun e listës si vëndi më i populluar
Në prill, popullsia e Kinës do të kapërcehet nga ajo e Indisë, me rreth 1.43 miliardë. Me popullsinë e Kinës në rënie dhe ekonominë e saj përballë erërave që po shkojnë në krahun e kundërt, priten shumë diskutime nëse Kina kqa humbur fuqinë.
Amerika do jetë e ndarë
Megjithëse republikanët dolën më keq se sa pritej në zgjedhjet afatmesme, ndarjet sociale dhe kulturore mbi abortin, armët dhe çështje të tjera të nxehta vazhdojnë të zgjerohen pas një vargu vendimesh të diskutueshme të Gjykatës së Lartë. Hyrja formale e Donald Trump në garën presidenciale të vitit 2024 do i hedhë benzinë zjarrit.
Rreziku për një luftë tjetër
Përqendrimi intensiv në luftën në Ukrainë rrit rrezikun e konfliktit diku tjetër. Me Rusinë të shpërqendruar, konfliktet po shpërthejnë në oborrin e saj. Kina mund të vendosë se nuk do të ketë kurrë një kohë më të mirë për të bërë një lëvizje në Tajvan. Tensionet Indi-Kinë mund të shpërthejnë në Himalajet. Dhe a mund të përpiqet Turqia të marrë një ishull grek në Egje?
Ndryshimi i aleancave
Mes ndryshimeve gjeopolitike, aleancat kanë filluar. NATO, e rigjallëruar nga lufta në Ukrainë, do të mirëpresë dy anëtarë të rinj. A do t’i bashkohet Arabia Saudite marrëveshjeve të Abrahamit? Grupime të tjera me rëndësi në rritje përfshijnë Quad dhe aukus (dy grupe të udhëhequra nga Amerika që synojnë të merren me ngritjen e Kinës) dhe i2u2, jo një grup rock-u, por një forum qëndrueshmërie që lidh Indinë, Izraelin, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Shtetet e Bashkuara.
Do kemi turizëm “hakmarrës”
Ndërsa turistët vazhdojnë me turizmin hakmarrës pas heqjes së masave për shkak të Covid-19, shpenzimet e turistëve pothuajse do të arrinin nivelin e 2019 prej 1.4 trilion dollarësh, por inflacioni ka rritur çmimet.
Kontrolli i metaverse.
A do të përhapet ideja për të punuar dhe luajtur në botët virtuale përtej lojërave video? 2023 do të japë disa përgjigje ndërsa Apple lançon kufjet e saj të para dhe Meta vendos nëse do të ndryshojë strategjinë e saj pasi çmimi i aksioneve të saj është dobësuar.
Bota e sotme është shumë më e paqëndrueshme, e tronditur nga peripecitë e rivalitetit të fuqive të mëdha, pasgoditjet e pandemisë, trazirat ekonomike, moti ekstrem dhe ndryshimet e shpejta sociale dhe teknologjike. Paparashikueshmëria është normale e re dhe sado parashikime të bëhen, asnjë nuk e di me siguri se cfarë do na sjellë 2023.
Burimi: The Economist.