Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Tebas: Oferta e PSG për Mbappe është një fyerje për futbollin

Shefi i La Liga-s, Javier Tebas është mjaft i pakënaqur me mundësinë e PSG-së që të mbajë Kylian Mbappe dhe të jetë në gjendje t’i ofrojë atij një kontratë të re kaq të madhe.

Tebas e quajti marrëveshjen “një fyerje për futbollin” në llogarinë e tij në Tëitter dhe goditi gjithashtu presidentin e Paris Saint-Germain Nasser Al-Khelaifi.

“Ajo që po bën PSG duke rinovuar kontratën me Kylian Mbappe me shuma të mëdha parash pasi ka pësuar humbje prej 700 milionë euro dhe ka më shumë se 600 milionë euro nga një faturë pagash është një fyerje për futbollin”, shkroi ai. “Al-Khelaifi është po aq i rrezikshëm sa Superliga”.

Foto: CFP

Në merkaton e janarit, thuhej se Mbappe do transferohej te Real Madrid-i gjatë verës, por kjo ndryshoi pasi PSG i dha një ofertë të jashtëzakonshme francezit.

Nëse Mbappe pranon ofertën e PSG, do të thotë se ai do ketë mundësi të zgjedhë se cfarë trajnerë dhe lojtarë, ai do në skuadër.

Para disa orësh, gazetari i Sky Italia, Gianluca Di Marzio, ka konfirmuar se Mbappe do të qëndrojë në Paris.

Pritet që francezi të tregoi vendimin e tij pas ndeshjes kundër Metz, ose të dielën në mëngjes.

LAJME TË TJERA >>