Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Të paktën 636 civilë të vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus

Që nga e diela, të paktën 636 civilë kanë vdekur në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus. Ky ka qenë përditësimi i fundit i nga zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut (OHCHR).

Kjo është një rritje prej 40 vdekjesh në krahasim me përditësimin e mëparshëm ditor.

Midis të vdekurve gjashtë janë vajza, dhjetë djem dhe 30 fëmijë të tjerë, gjinia e të cilëve nuk dihet.

Sipas agjencisë, të paktën 1 mijë e 125 civilë janë lënduar deri më tani.

“Shumica e viktimave civile të regjistruara u shkaktuan nga përdorimi i armëve shpërthyese me një zonë të gjerë ndikimi, duke përfshirë granatimet nga artileria e rëndë dhe sistemet e raketave me shumë lëshime, dhe sulmet me raketa dhe ajrore”, tha agjencia.

“OHCHR beson se shifrat aktuale janë dukshëm më të larta, veçanërisht në territorin e kontrolluar nga qeveria dhe sidomos ditët e fundit, pasi marrja e informacionit nga disa vende ku kanë ndodhur armiqësi të forta është vonuar dhe shumë raporte janë ende në pritje të vërtetimit”, përmbyllet deklarata.

Sakaq mbi 2.8 milionë ukrainas janë larguar nga vendi.

LAJME TË TJERA >>