Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Tavolina që çoroditi botën!


Imazhi i tryezës gjigante ovale ku Vladimir Putin dhe Emmanuel Macron u ulën në një distancë të madhe gjatë një takimi të tensionuar për Ukrainën ka bërë xhiron e botës.

Sidoqoftë, kjo tavolinë është krenaria e një biznesi të vogël familjar, në veri të Italisë, që pretendon autorësinë.

“Një tryezë është një vend ku ne hamë, argëtohemi ose luajmë, por edhe ku vendosim për luftëra ose nënshkruajmë armëpushime. Shpresoj që tryeza jonë të sjellë fat dhe të mos çojë në një luftë”, tha Renato Pologna, shefi ekzekutiv i grupi italian i mobilieve, OAK, në një intervistë për AFP.

Mobilja e bardhë me llak, e zbukuruar me fletë ari, gjashtë metra e gjatë, ka bërë që përdorues të panumërt të internetit të fantazojnë në rrjetet sociale, duke e kthyer atë në një tavolinë pingpongu, në pistë kërcimi në akull apo edhe afreskun e Leonardo Da Vinçit, “Darka e Fundit”.

”Kjo tavolinë unike u bë me porosi dhe u dorëzua në Kremlin në vitin 1995 dhe ishte pjesë e porosisë më të madhe në përmasa që kemi pasur ndonjëherë”, thotë Pologna.

Çmimi i saj?

”Ah, ekzistonte lireta në atë kohë, një tavolinë si kjo do të kushtonte rreth 100 mijë euro sot dhe porosia totale më shumë se 20 milionë euro”, thekson ai.

– Certifikata e Boris Jeltcinit –

I qetë, me një mjekër të vogël të thinjur dhe duke qëndruar pas tavolinës në fabrikën e tij në Kantù, afër liqenit të Komos, Renato Pologna ekspozon dëshmitë: një foto e tryezës e riprodhuar në një libër mbi Kremlinin që daton nga viti 1999, një certifikatë me kornizë të nënshkruar më 22 nëntor 1996 nga presidenti rus i asaj kohe, Boris Jelcin, dhe mbi të gjitha, skicat e detajuara të objektit që është kthyer në kult.

“Jam 100% i sigurt për këtë që po them”, siguron italiani 63-vjeçar duke komentuar fjalët e një spanjolli, Vicente Zaragoza, i cili pretendon se këtë tavolinë e ka shitur ai në Kremlin, por rreth vitit 2005.

”Është një tavolinë ahu nga Alpet”, deklaroi për radion spanjolle ”Cope” ky banor i Alkaserit, pranë Valencias, i cili pretendon se e ka njohur veprën e tij duke e parë në televizion, por megjithatë nuk ka prova.

”Imagjinoj që, pasi në Spanjë thonë se kanë bërë një tavolinë identike me tonën, kanë bërë një kopje, por nuk e di”, shton Renato Pologna, i shqetësuar për të shmangur çdo polemikë.

Pas Emmanuel Macron, ishte kancelari gjerman Olaf Scholz, që refuzoi, ashtu si presidenti francez, t’i nënshtrohej një testi rus antiCovid-19 me mbërritjen e tij në Moskë, të martën.

– Në pritje të George Clooney –

Kjo vepër, e cila ndodhet në dhomën e pritjes për mysafirët e huaj, është vetëm një pjesë e vogël e punës së kryer nga OAK në një nga godinat e Kremlinit.

Sipas zotit Pologna, bëhej fjalë për mobilimin dhe dekorimin e afërsisht 7 000 metra katrore në dy kate.

“Dizajni dhe cilësia e mjeshtërisë së lartë italiane janë shumë të njohura”, tha ai duke shpjeguar se kompania e tij furnizonte Kremlinin me mobilie, dysheme, punime druri dhe mermere.

Suksesi i tavolinës ovale, imazhi i së cilës është bërë virale, i ka dhënë idenë që ta rikthejë  në prodhim.

Ndër klientët e kësaj kompanie të themeluar në mesin e viteve 1950 nga babai i zotit Pologna dhe që ka rreth 50 punonjës janë sheikë dhe familje mbretërore nga vendet e Lindjes së Mesme, ish-diktatori Muammar Gaddafi dhe ai irakian, Saddam Hussein.

Mes tyre është edhe George Clooney, i cili kalon të paktën një muaj në vit në Komo, por që ende nuk ka trokitur në derën e kompanisë italiane të mobilieve.

LAJME TË TJERA >>