Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

“Takimet ishin të përzemërta”, Kurti për vizitën në Shqipëri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një statusi në Facebook ka njoftuar se gjatë qëndrimit të tij në Tiranë i ka takuar krerët e shtetit të cilat i ka njoftuar për procesin e dialogut me Serbinë.

“Takova presidentin Bajram Begaj, krye kuvendaren Lindita Nikolla, kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Partisë së Lirisë, ish-presidentin Ilir Meta. Secilin prej tyre e njoftova për së afërmi me procesin e dialogut, takimin e 18 marsit në Ohër, marrëveshjen e arritur atje dhe elementet përbërëse të saj, krahas progresit të shënuar në Kosovë gjatë qeverisjes sonë dyvjeçare”, shkroi Kurti.

Kreu i qeverisë së Kosovës, ka shuar se “takimet ishin të përzemërta”.

“Mbështetja ishte e qartë. Falënderoj krerët e institucioneve shqiptare për mikpritjen”.

Vizita e kryeministrit Kurti nisi që në mëngjes, kur u takua me presidentin e Republikës, Bajram Begaj.

Të dy udhëheqësit biseduan mbi zhvillimet më të fundit të negociatave mes Kosovës dhe Serbisë.

Kryeqeveritari u prit më pas në kryesinë e Kuvendit nga vetë kryetarja e këtij institucioni, Lindita Nikolla.

Më pas një takim kokë më kokë pati me kryeministrin Rama, i cili kaloi pa asnjë koment për mediat e pranishme.

Rama më pas në Facebook shprehu mbështetjen e tij për kurajon dhe realizmin e homologut të tij Kurti drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

“Me mikun e posaçëm, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, gjatë drekës së sotme ku diskutuam me detaje për marrëveshjen e Ohrit dhe ecurinë e mëtejshme të procesit të zbatimit të saj. I shpreha Albinit të gjithë simpatinë time për kurajon dhe realizmin me të cilin ka hedhur hapa me rëndësi të madhe drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë”, shkroi Rama.

LAJME TË TJERA >>