Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Sylvinhos do t’i besohet stoli i Shqipërisë

Me shumë mundësi, braziliani Sylvinho do të jetë trajneri i ri i kombëtares shqiptare të futbollit.

Kështu bëjnë me dije burime të Albanian Post brenda Federatës Shqiptare të Futbollit, ku “flirtit” të kësaj të fundit me menaxharët italianë, duket se i ka ardhur fundi dhe sytë janë hedhur për nga Brazili.

Në bazë të burimeve, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, e ka gjetur akordin me brazilianin dhe gjithçka pritet është zyrtarizimi i teknikut në krye të kuqezinjve.

Ky i fundit, do të lërë rolin e zëvendësit të trajnerit të kombëtares braziliane, Tite, pas një botërori jo shumë të mirë për përfaqësuesen “seleçao” në Katar.

Sylvinho është një trajner me karrierë të re në menaxhimin e klubeve, ku veten e ka sprovuar me Lyonin dhe Corinthiansin, por pa treguar shumë rezultate pozitive.

Si lojtar ai ka shkëlqyer më shumë, pasi ka luajtur mbi 400 ndeshje, në ekipe si Corinthians, Arsenal, Celta Vigo, Barcelona dhe e ka mbyllur karrierën te Manchester City.

Në stolin e kombëtares shqiptare, ai mendohet se do të ketë ndihmës Pablo Javier Zabaletan, një tjetër figurë ndërkombëtare me rëndësi, i cili ka luajtur me Argjentinën dhe në nivele të larta me klubet evropiane të futbollit.

Objektivi i parë kryesor i trajnerit të ri të përfaqësueses shqiptare, do të jetë kualifikimi për në kampionatin evropian UEFA Euro 2024.

Teksa, duhet të rindërtojë edhe një ekip, me të cilin paraardhësi i tij, Edoardo Reja, nuk la shije shumë të mirë, me rezultate mesatare dhe larg pritshmërive të tifozëve.

LAJME TË TJERA >>