Rishi Sunak zyrtarisht është kryeministri i 57-të i Mbretërisë së Bashkuar pasi u ftua të formonte një qeveri nga Mbreti Charles.
Ai është kryeministri i tretë këtë vit dhe do të hyjë në Downing Street si kryeministri më i ri në dy shekuj.
Kryeministri Sunak tha se është i vendosur të ndreqë gabimet e bëra nga paraardhësi.
Megjithatë, ai shtoi se e admiron shqetësimin e Sunak për të sjellë ndryshimin.
“Unë do ta bashkoj vendin tonë jo me fjalë, por me vepra. Besimi fitohet dhe unë do të fitoj besimin tuaj”.
Takimi mes mbretit Charles dhe kryeministrit të ri, Rishi Sunak, shënon dorëzimin simbolik të pushtetit, në një përzierje ceremonie dhe pragmatizmi politik. Është një ritual vazhdimësie, në një sfond të trazirave të mëdha politike.
Ky është një nga rolet kyçe kushtetuese të Mbretit – dhe që nëna e tij e mori shumë seriozisht, aq sa, pavarësisht nga shëndeti i saj, ajo kreu me këmbëngulje takimin e saj të fundit me Liz Truss, kur ajo u bë kryeministre muajin e kaluar.
Quhet “puthje duarsh”, por ka më shumë gjasa të jetë një përkulje dhe një shtrëngim duarsh, në një takim ku monarku i kërkon zyrtarisht kryeministrit të ri të formojë një qeveri. Është takimi i parë i tillë inaugurues i Mbretit, kështu që të dy burrat janë ende në role të reja.
Pas disa fotografive zyrtare në fillim, ky do të jetë një takim privat, duke vendosur një model për audiencën javore konfidenciale që mbahen midis Mbretit dhe Kryeministrit.
Kryeministrja në largim Liz Truss, i uroi pasardhësit të saj, Rishi Sunak, sukses në detyrën e re që do të ndërmarrë, duke shpresuar se ditë më të mira do të vijnë për vendin e saj.
Truss dha dorëheqjen vetëm 45 ditë pas marrjes së postit, duke u kthyer kështu në kryeministren më jetëshkurtër në historinë britanike.
Me kërkesën për ulje të mëtejshme taksash, mbështetje të pakushtëzuar për Ukrainën dhe guxim në politikëbërje, Truss e la godinën kryeministrore në Downing Street, duke dhënë një deklaratë për shtyp.