Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Sulmi në Kapitol Hill, komisioni hetimor: 187 minuta dhunë, Trump zgjodhi të mos vepronte

Donald Trump “zgjodhi të mos veprojë” më 6 janar. Pavarësisht presionit nga këshilltarët e tij, duke përfshirë fëmijët Ivanka dhe Erik, ish-presidenti ishte këmbëngulës, i ngjitur pas televizorit duke parë sulmin përmes “Fox News” në Kapitol Hill.

Dhe duke e bërë këtë, ai “tradhtoi betimin e tij ndaj Kushtetutës”, “nuk e mbrojti vendin” dhe “i dorëzoi detyrimet e tij”.

Kjo është ajo që pretendon komisioni hetimor për sulmin ndaj Kongresit që rindërton 187 minutat e kryengritjes, që nga momenti kur Trump u largua nga skena, pasi ftoi mbështetësit e tij të marshonin në Kapitol Hill, deri kur postoi videon në Twitter, duke i kërkuar mbshtetësve të tij të shkonin në shtëpi.

“Ai i hapi rrugën dhunës dhe korrupsionit” me përpjekjet e tij për të përmbysur rezultatin e votimit dhe për këtë duhet “të mbajë përgjegjësi”, thotë kryetari i komisionit special, demokrati Bennie Thompson.

Refuzimi i Trump dhe Mike Pence – Nëpërmjet videove dhe dëshmive ‘live’ e jo ‘live’, komisioni gjurmon, minutë pas minutë, ato pak më shumë se tre orë paniku.

Orë të tëra tensioni në Shtëpinë e Bardhë me pothuajse të gjithë këshilltarët e presidentit që përpiqen më kot ta bëjnë atë të ndërhyjë dhe të ndalojë protestën.

Trump nuk ka dëgjuar nga askush dhe në të vërtetë, pak para se dhuna të shpërthejë me forcë, ai shkroi në Tëitter kundër ish-zëvendëspresidentit Mike Pence, duke e quajtur atë një ‘frikacak’ për dëshirën për të certifikuar votën.

Gjatë atyre orëve në Kongres, Pence u largua menjëherë nga Shërbimi Sekret: agjentët, tha komisioni, ishin aq të shqetësuar sa mund të ndodhte më e keqja, saqë telefonuan familjet e tyre për t’u përshëndetur.

Ndërhyrja e Ivankës – Me postimin ndaj zëvendëspresidentit, Trump “i hodhi benzinë ​​zjarrit”, ai në fakt u dha “autorizim” demonstruesve që të ngrinin tonin e tyre, thotë Sarah Matthew, ish-zëvendëszëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë.

Ndërsa situata shpërtheu në Kapitol Hill, ish-presidenti ishte i përfshirë në një tërheqje lufte me njerëzit e tij që donin që ai të postonte në Twitter për të qetësuar njerëzit dhe për të ftuar paqen.

U deshën orë të tëra, deri në 16.02, përpara se Trump të bindej të postonte një video-relaksuese, duke u kërkuar protestuesve të shkonin në shtëpi, një video që u bë e mundur pjesërisht falë ndërhyrjes së Ivankës, e cila ndihmoi në gjetjen e fjalëve të duhura, ato që i pëlqyen presidentit.

“Të gjithë” në Shtëpinë e Bardhë dhe jashtë “donin ndalimin e protestave. Të gjithë përveç Trump”, thekson deputeti republikan Adam Kinzinger, një anëtar i komisionit më 6 janar.

Trump, shkarkimi dhe videoja e 7 janarit – Komisioni, gjatë dy orëve e 45 minutave të seancës, prezantoi edhe videon e Trump të 7 janarit, kur më shumë se 24 orë pas sulmit, ai foli me kombin, por vetëm pas atij i ishte ngritur mundësia reale e një shkarkimi dhe një rekursi në Amendamentin e 25-të.

Videoja tregon se Trump refuzon të thotë se “zgjedhjet janë mbyllur”: “Nuk mund ta them. Unë them se Kongresi e ka certifikuar” rezultatin.

Melania Trump – Bashkëshortja e miliarderit, ishte gjithashtu në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa Kongresi ishte nën sulm.

“Nuk e dija se çfarë po ndodhte ose do ta kisha dënuar dhunën”, tha ish-Zonja e Parë për “Fox” pak përpara seancës publike të komisionit.

“Unë po kryeja detyrat e mia si Zonjë e Parë, – theksoi ajo, – duke kataloguar artikujt e Shtëpisë së Bardhë për arkivat kombëtare”.

Seanca përfundon me fjalët e ashpra të Liz Cheney, deputetja republikane që është pjesë e komisionit.

Ish-presidenti është “i pambrojtur”, thotë ajo. “Ai shfrytëzoi patriotizmin e mbështetësve të tij, duke e përdorur atë si armë”, shtoi ajo, duke lënë një takim në shtator me një seri të re seancash.

LAJME TË TJERA >>