Struga do ta luajë në ‘Elbasan Arena’ ndeshjen si skuadër pritëse të Pay-off-it të Ligës së Konferencës. Kjo ndeshje do të zhvillohet më 24 gusht, në orën 19:00. Lajmi bëhet i ditur zyrtarisht nga FSHF.
‘Vendimi është marrë në konsultim mes UEFA-s, Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut dhe Federatës Shqiptare të Futbollit, pasi stadiumi i Strugës nuk plotësonte kriteret e qeverisë së futbollit europian për ndeshjet e kësaj faze.
Gjithashtu, asnjë stadium tjetër në Maqedoninë e Veriut nuk përmbush aktualisht kriteret e UEFA-s dhe për këtë arsye u ra dakord me FSHF-së, që ndeshja e parë e Strugës të luhet në Shqipëri”, – shkruhet në njoftimin e FSHF-së.
Deri tani, në turet kualifikuese, Struga kishte luajtur në stadiumin “Burimet e Biljanës” në Ohër, por nga faza e Play-off-it ka një tjetër standard nga UEFA. Skuadrës së trajnerit Shpëtim Duro dhe tifozëve të saj nuk u duhet të bëjnë shumë kilometra, sepse Struga me Elbasanin janë afër.