Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Struga kampione e Maqedonisë së Veriut për herë të parë, sukses me firmën e Duros

‘Nema druga kako Struga’ (Nuk ka tjetër si Struga). Është një shprehje e njohur në Maqedoninë e Veriut, që i referohet bukurisë së qytetit në bregun tjetër të Liqenit të Ohrit, me shumicën e popullsisë shqiptare. Tashmë ky qytet mund të krenohet edhe me futbollin.

Për herë të parë në histori, Struga është shpallur kampione në nivelin elitar të futbollit në Maqedoninë e Veriut. E ka siguruar titullin matematikisht dy javë para mbylljes së kampionatit, falë fitores së sotme, 3-0, ndaj Sileksit.

Ky sukses historik ka firmën e trajnerit të njohur shqiptar, Shpëtim Duro, ish-trajneri i Partizanit, Flamurtarit, Vllaznisë etj. Ai ka drejtuar më parë në Maqedoninë e Veriut një tjetër ekip shqiptar, Shkëndijën e Tetovës. Ishte pikërisht humbja e tetovarëve në derbin shqiptar me Shkupin, që i dha titullin para kohe Strugës.

Me skuadrën liqenore aktivizohet edhe mbrojtësi pogradecar, Miklovan Pere, ish-kapiten i Dinamos. Struga ka bërë një sezon të jashtëzakonshëm në vendin fqinj. Përveç titullit kampion, kjo skuadër mund të bëjë bis trofesh, pasi është edhe finaliste e Kupës së Maqedonisë së Veriut.

LAJME TË TJERA >>