Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Sportistët që po luftojnë në Ukrainë: Nga ish-ylli i Arsenalit te kampioni i boksit në peshat e rënda

Lista e sportistëve që po luftojnë në Ukrainë sa vjen e rritet dhe në fushëbeteja në këtë vend ka shumë yje të njohur botërorë.

Sigurisht, më të njohurit në fushën e betejës ukrainase janë dyshja legjendare e boksit Vladimir dhe Vitali Klitschko. Vëllezërit e famshëm ukrainas kanë qenë në skenën e luftës që në fillim.

Vladimir Klitschko ka aplikuar për rezervë të ushtrisë, ndërsa Vitali Klitschko mban postin e Kryetarit të Bashkisë së Kievit

Nga futbollistët, emri më i famshëm është Oleg Luzni . Ish-ylli i Arsenalit ka hequr dorë nga karriera e tij si trajner për të mbrojtur Ukrainën.

Është edhe trajneri i futbollit Yuri Vernidub. Ai bëri mrekullin me Sherifin e Tiraspolit teksa mposhti Real Madridin në Champions League dhe vetëm pak muaj më vonë iu bashkua luftës.

Futbollisti Svjatik Artemenko i mbijetoi një historie të pazakontë . Një ditë para fillimit të pushtimit rus të Ukrainës, ai u kthye në vendin e tij dhe nënshkroi një kontratë me FC Podylla. Ndërsa lufta në Ukrainë filloi të nesërmen, atij iu dha mundësia të kthehej në Kanada ku po ndërtonte një karrierë, por ai refuzoi dhe iu bashkua fushëbetejës.

Bota e tenisit i ka dhënë Ukrainës shumë luftëtarë. Sportistët që fituan deri në 18 tituj ATP (të gjithë bashkë) iu bashkuan fushës së betejës në Ukrainë.

I pari prej tyre që iu bashkua luftës ishte Sergij Stahovski , një tenist, postimet e të cilit bënë xhiron e botës. Ai ftoi miq të tjerë të bashkohen dhe shumë e dëgjuan, si tenisti më trofeshëm i këtij vendi, Andrei Medvedev.

I treti është tenisti Alexander Dolgopolov . Sportisti i tha lamtumirë tenistin në vitin 2018, ndërsa dje ka publikuar një deklaratë për shtyp në të cilën ka shpjeguar se kishte kryer një kurs qitjeje në Turqi dhe i ishte bashkuar luftës.

Kampioni i botës në peshat e rënda Oleksandr Usyk iu bashkua Mbrojtjes Territoriale të Kievit, duke thënë se shteti dhe nderi janë shumë më të rëndësishme se sa të luftosh në ring.

Një tjetër boksier i njohur është përfshirë në mbrojtjen e Ukrainës. Ai është Vasily Lomachenko , i cili u pa për herë të fundit në mbrojtjen e Dniestër.

Tre herë pjesëmarrës në Lojërat Olimpike, Dmitro Pidruchni , është një nga biatletët më të famshëm në Ukrainë dhe ditët e fundit i është bashkuar mbrojtjes së vendit. Ai u bë i njohur kur deklaroi se sporti dhe politika janë të lidhura ngushtë.

I vetmi medalist i artë ukrainas në Lojërat Olimpike të Tokios vitin e kaluar, Jean Beleniuk , mbrojti vendin e tij menjëherë pasi u bë anëtar i parlamentit. Ai është fitues i arit në peshëngritje në kategorinë deri në 87 kilogramë.

Atletët ukrainas dhe rusë kanë lënë një gjurmë të thellë në NHL. Një nga lojtarët më të famshëm të hokejve ukrainas, Dmitri Hristich , doli nga fusha e betejës dhe tha se ukrainasit po bënin rezistencë të ashpër.

Fatkeqësisht ka pasur edhe vdekje mes sportistëve. Lojtarët e futbollit Vitali Sapilo (21) dhe Dmitro Martinenko (25) vdiqën në Ukrainë, si dhe biatleti i famshëm Yevhen Malishev .

LAJME TË TJERA >>