Sipas asaj që raporton gazeta gjermane “Bild.de”, klubi rus, Spartak Moska, do të përjashtohet nga Liga Evropës.
Sipas mediumit gjerman, UEFA ka marrë këtë masë ndaj tyre, shkaku i agresionit rus ndaj Ukrainës në luftën që është duke ndodhur.
Në rast se kjo do të ndodhë, atëherë klubi i Leipzig, që ishte planifikuar të luajë në fazën e 1/8-ve të finalës kundër moskovitëve, do të kalojnë direkt në çerekfinale.
Leipzig pranoi se janë në bisedime intensive me UEFA-n për mënyrën se si do zhvilloheshin ndeshjet ndaj Spartakut, vendim i cili pritet të bëhet publik gjatë ditës së sotme.
Kujtjojmë që për të arritur në këtë fazë, Leipzig eliminuan Real Sociedad-in, derisa Spartak Moska kaloi nga faza e grupeve në fazën e 1/8-ve, pasi që ishte e para në grupin e saj.