Në orën 11 të mëngjesit do të nis evakuimi i grave, fëmijëve dhe të moshuarve në Mariupol.
Kjo u raportua nga këshilltari i kryetarit të bashkisë së Mariupol, Petro Andryushchenko.
Ai në kanalin e tij në Telegram shkruan se nisja e kolonës është planifikuar në 11 në itinerarin: Mariupol – Mangush-Berdyansk-Tokmak-Orekhiv-Zaporozhye.
“Në autobusë do të ketë vetëm gra, fëmijë dhe të moshuar”, shkruan Andryushchenko.
Ukraina e arriti marrëveshjen me Rusinë për krijimin e një korridori humanitar për evakuimin e grave, fëmijëve dhe të moshuarve nga qyteti i rrethuar i Mariupol të mërkurën.
Autoritetet lokale thonë se mijëra njerëz janë vrarë në rrethimin e Mariupolit, ndërsa qyteti është rrënuar.
Një marrëveshje e mëparshme për të krijuar një korridor humanitar për civilët që të largoheshin nga Mariupoli u prish më 5 mars.
Që atëherë, përpjekjet e përsëritura për të krijuar një korridor të sigurt kanë dështuar, me të dyja palët që fajësojnë njëra-tjetrën për dështimin për të siguruar një zonë të sigurt për evakuim.
Rusia nisi një pushtim në shkallë të gjerë të Ukrainës më 24 shkurt.