Një sondazh i ri i Gallup i publikuar të martën zbuloi se punonjësit në të gjithë botën janë të stresuar, të shkëputur nga puna e tyre dhe gjithnjë e më shumë duke luftuar me shefat e tyre. “Gjendja globale në vendin e punës 2023” e Gallup ekzaminoi se si “punonjësit ndihen për punën dhe jetën e tyre, një parashikues i rëndësishëm performancës në punë”.
Rezultatet e anketës zbuluan se 59 për qind e punonjësve “kanë dhënë dorëheqjen në heshtje” dhe 18 për qind janë “të larguar me zë të lartë”, që do të thotë se nuk janë fare aktiv në punë por vazhdojnë të jenë të punësuar.
Gallup vlerësoi se angazhimi i ulët po i kushton ekonomisë globale gati 9 trilion dollarë.
Gallup pyeti punonjësit se çfarë do t’i bënte më të lumtur në punë dhe shumë prej përgjigjeve nuk ishin pagat apo përfitimet por ishin më shumë çështje si më shumë autonomi dhe njohje të kontributeve të tyre.
Sipas Gallup, stresi në punë është në një nivel rekord të lartë. Rreth 44 për qind e punonjësve të anketuar thanë se përjetojnë shumë stres në punë, gjë që përputhet me rezultatet e sondazhit të vitit 2021 dhe po vazhdon një trend rritje që filloi pothuajse një dekadë më parë.
Në Europë, ku Gallup ka përfshirë edhe Shqipërinë, 39 për qind e punonjësve përjetojnë stres në punë dhe 14 për qind janë të acaruar.
Se çfarë kontriubon në këtë stres nuk zbulohet por sipas raportit, janë faktorë të brendshëm si puna dhe angazhimi në punë dhe faktorë të jashtëm si inflacioni që po shkaktojnë stres tek punonjësit.
Më shumë se gjysma, 51 për qind, e të gjithë të anketuarve thanë se po kërkojnë në mënyrë aktive një punë të re, 8 për qind më shumë se një vit më parë.
Gallup arrin në përfundimin se udhëheqësit duhet të angazhohen në mënyrë aktive me punonjësit e tyre për t’i bërë ata të lumtur dhe se angazhimi i lartë i punonjësve nuk do të thotë lumturi.