Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Socialistët kanë qenë gjithmonë aty për Kosovën, thotë Rama

Sa herë Kosova ka pasur nevojë për Shqipërinë, ne socialistët kemi qenë gjithmonë pranë tyre.

Kështu ka deklaruar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalimin e tij për 32-vjetorin e themelimit të PS-së.

Rama zgjodhi të vërë në dukje se si Hashim Thaçi ka punuar me ish-kryeministrat shqiptar Fatos Nano dhe Pandeli Majko (kur lufta arriti kulmin).

Sipas tij, që nga lufta e deri sot në rrugën drejt paqes socialistët kanë qenë aty.

Në vijim Rama vendosi në anën e peshores dhe veprimet që ka bërë partia tjetër shqiptare, Partia Demokratike.

“Shqiptare dhe partia tjetër, që ka qenë në Qeveri, theu embargon e vendosur ndaj Serbisë dhe i dha naftë makinerisë së Millosheviçit. Ajo persekutoi militantët e UÇK-së, dhe më pas foli shqip kundër luftës së UÇK-së”, tha Rama duke theksuar se këto janë fakte historike.

Po ashtu Rama theksoi se, kritikat ndaj propozimit të tij për çështjen në Veri të Kosovës, vijnë nga njerëz me mendësi komunizmi.

Ai edhe njëherë nuk i kurseu kritikat për kundërshtimin e Qeverisë Kurti të SHBA-ve.

LAJME TË TJERA >>