Bing West, “Wall Street Journal”– Në janarin e vitit 1943, presidenti amerikan Frenklin Ruzvelt takoi në Kazablanka të Marokut kryeministrin britanik Uinston Çërçill. Në takimin midis tyre, u ra dakord që qëllimi i luftës të ishte dorëzimi i pakushtëzuar i Gjermanisë naziste.
Presidenti amerikan Xho Bajden takohet këtë javë me udhëheqësit e NATO-s në Bruksel. Objektivi i tij me vendosjen e sanksioneve ta ashpra ndaj Rusisë, ishte të pengonte pushtimine Ukrainës. Por kjo gjë dështoi. Atëherë, cili duhet të jetë tani objektivi i zotit Bajden?
Samiti i NATO-s është mjedisi ideal për ta shpallur atë. Bajden dhe presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski kanë objektiva të ndryshëm. Ukraina po lufton e vetme, pasi NATO e ka refuzuar anëtarësimin e këtij vendi. Është e kuptueshme, që nëse Ukraina t’i bindë rusët të largohen, ajo duhet të pranojë një lloj neutraliteti.
Objektivi i Zelenskit është t’i japë fund shkatërrimit të vendit të tij, por duke ruajtur lirinë e tij. Ndërkohë objektivi i Bajden duhet të jetë më i gjerë. Vladimir Putin e ka sfiduar hapur Amerikën si mbrojtëse e demokracisë dhe e vlerave perëndimore. NATO po ofron ndihmë për Ukrainën, brenda kufizimeve të tmerrshme. Pasi Putin kërcënoi me armët e tij bërthamore, Bajden ndaloi transferimin e avionë polakë MiG-29 në Ukrainë për t’u përdorur nga pilotët ukrainas. Presidenti tha se dhënia e këtyre avionëve, do ta përshkallëzonte konfliktin.
Është e qartë se administrata Bajden do të që shmangë rreziqet më të mëdha. Ndërkohë Imazhet satelitore tregojnë anijet luftarake ruse të mbledhura rreth Odesës. Këto janë objektiva janë të kuptueshme. Por në listën e armatimeve me të cilat është furnizuar Ukraina, mungojnë raketat kundër anijeve.
Presidenti Bajden e ka quajtur Putinin një “kriminel lufte”. Nga burimet ukrainase të inteligjencës dhe përgjimet e komunikimit, ka shumë të ngjarë që administrata Bajden dhe NATO të dinë emrat e të gjithë gjeneralëve rusë në Ukrainë dhe të komandantëve të njësive të akuzuara për krime lufte.
E megjithatë, administrata nuk i ka përmendur ata publikisht, dhe nuk ka vendosur ndalimin e udhëtimit të tyre në Perëndim. Kur Iraku pushtoi Kuvajtin në vitin 1990, presidenti Xhorxh H.Ë.Bush deklaroi:“Kjo nuk do të zgjasë shumë”. Sot mungon një deklaratë e tillë e fortë nga ana e Bajden.
Pse kjo sjellje kaq e ndrojtur? Në vitin 1991 forcat amerikane e dëbuan lehtësisht ushtrinë irakiane nga Kuvajti. Ky opsion as që konsiderohet sot, pasi Rusia ka armë bërthamore. Një nga leksionet më shqetësuese të luftës aktuale, është se pasja e armëve bërthamore e rrit pritshmërinë e një agresori për të sulmuar me forca konvencionale.
Në çdo sulm të supozuar kundër Tajvanit, Xi Jinping ka të ngjarë të kërcënojë me përdorimin e armëve bërthamore, për ta penguar SHBA-në nga ndërhyrja me forcat e saj konvencionale. Nëse Putin do të dalë i paprekur nga kjo luftë, kjo do të përbënte një precedent të tmerrshëm.
Nëse tërhiqen trupat rusen nga Ukraina, dhe Putin është ende në krye të Rusisë, kjo do të jetë një humbje e rëndë për Amerikën. Në takimin e tij me liderët e 30 vendeve anëtare të NATO-s, Bajden duhet të kapërcejë “Rubikonin” e tij. Ai duhet të deklarojë prerë se sanksionet që po e gjymtojnë ekonominë ruse do të mbeten në fuqi të plotë, pa asnjë lloj zbutjeje, për sa kohë që në pushtet do të jetë Putin.
Objektivi i Amerikës nuk është rikthimi tek statuskuoja e vjetër. SHBA–ja kërkon largimin e Putinit në mënyrë që të përforcohet, ose ndoshta të rivendoset, roli i Amerikës si mbrojtëse e lirisë. Në rast se Bajden nuk e shpreh qartazi këtë objektiv në samitin e NATO në Bruksel kur bota është e tubuar rreth tij, ai nuk do ta bëjë këtë as në të ardhmen.