Teksa FIFA po përgatitet të vendos kufizime për numrin e lojtarve të huazuar, shumë skuadra në Evropë kanë një numër të lartë lojtarësh të përfshirë në këtë lloj transferimi.
Nga 1 korriku i 2022 deri më 30 qershorin e 2023, një klub mund të ketë deri në tetë lojtarë të huazuar dhe tetë të marrë por në këtë formë.
Numri do të ulet në sezonet pasardhëse, duke kaluar në shtatë për 2023/24 dhe gjashtë në 2024/25.
Serie A është liga që ka më shumë lojtarë në huazim nga top ligat evropiane. Mesatarisht liga italiane ka 29 huazime për klub.
Në vend të dytë vjen Premier League me një mestare prej 18.1 huazimesh për klub. Në La Liga norma shkon në 8.8 huazime, në Bundesliga 7.9 dhe në Ligue 1 shkon në 7.7.
Në rastin e Serie A, 81% e lojtarëve huazohen në klubet e tjera italiane dhe vetëm 19% shkon jashtë.
Klubi që ka më shumë lojtarë të huazuar është Atalanta. Bergamaskët kanë dërguar në huazim 56 lojtarë në 60 transferta. Kjo përfshinë edhe huazimin e një lojtari në dy klube brenda një sezoni.
Në vendin e dytë vjen skuadra nga Ballkani, Dinamo Zagreb. Kroatët kanë huazuar 38 lojtarë në 46 transferta.
Mes skuadrave që plotësojnë 10-en janë edhe emra si: Juventus, Mancehster City, Chelsea, Inter, apo dhe Napoli.
Lista e 10 skuadrave që kanë më shumë lojtarë në huazim:
1-Atalanta – 60 huazime (54 futbollistë)
2-Dinamo Zagreb – 46 huazime (38 lojtarë)
3-Sassuolo – 46 huazime (36 lojtarë)
4-Manchester City – 44 huazime (40 lojtarë)
5-Fiorentina – 43 huazime (39 lojtarë)
6-Genoa – 40 huazime (35 lojtarë)
7-Chelsea – 39 huazime (38 lojtarë)
8-Juventus – 39 huazime (35 lojtarë)
9-Inter – 37 huazime (33 lojtarë)
10-Napoli – 35 huazime (30 lojtarë)