Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Skenarët e SHELL, nga Triporti i Vlorës te Porto Romano në Durrës

Duhet të hapen 15 puse.

Kështu ka bërë me dije ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, pas faktit që është zbuluar naftë me një cilësi të lartë në Shpirag.

Ajo shtoi se gjetja e naftës në këtë zonën nënkupton një potencial të madh ekonomik për Shqipërinë.

Balluku zbuloi dhe tre skenarët se si mund të procedohet në fazat e tjera.

Si fillim do të jetë aksesi i produktit në Triportin e Vlorës me aksesin e produktit në daljen e TAP-it, në zonën e Fierit.

Më pas është përgatitja për të ngritur platformën e një porti lundrues 7 km larg bregut.

Opsioni i tretë dhe më i pamundur, sipas Ballukut,  pasi ka distancë edhe më të gjatë 120 km, është aksesi nga vendburimi i Shpiragut deri në portin e ri të Porto Romanos në Durrës.

Të dy opsionet e para do të merren parasysh nga kompania.

Do të kërkohet dhe një përfshirje më e madhe e ministrisë së Infrastrukturës për të plotësuar kërkesat e bashkëpunimit.

Balluku u shpreh se në vijim kur të fillojë puna për nxjerrjen e naftës, kompania pritet të punësojë 5 mijë punonjës shqiptarë.

LAJME TË TJERA >>