Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Skandal në Gjermani, gratë sulmohen me ‘drogën e përdhunimit’ në festën e SPD-së

Në festën verore të grupit parlamentar të socialdemokratëve gjermanë në Berlin, disa gra u goditën nga një sulm me të ashtuquajturat “KO drops”, një drogë e lëngshme, e cila quhet ndryshe “droga e përdhunimit”.

Bëhet fjalë për një lëng pa shije, që përzihet lehtësisht me pije dhe që jep një sërë efektesh të padëshirueshme, nga humbja e kujtesës, afatshkurtër deri në të fikët.

Aktiviteti u mbajt të mërkurën dhe përveç deputetëve mori pjesë edhe kancelari Olaf Scholz.

Hetimi ka nisur pas denoncimit të 8 femrave në polici. Disa gra të droguara me të ashtuquajturat “knockout drops”, term që në zhargonin gjerman tregon lloje të ndryshme të “drogës së përdhunimit”, kanë raportuar problem shëndetësore.

Lajmi u raportua fillimisht nga “Tagesspiegel”, i cili citoi një bisedë të brendshme të SPD-së, në të cilën thuhej se “8 persona janë prekur, ndërsa një rast është i konfirmuar nga një test”, dhe lajmi u mor më pas edhe nga mediat e tjera.

Një zëdhënës i policies së Berlinit, i tha transmetuesit “Rbb”, se “disa gra janë ankuar për të përziera dhe marramendje” dhe e njëjta gazetë raporton se aktualisht janë pesë raste të konfirmuara nga policia.

“Rbb” shpjegon se të ashtuquajturat “knokaut drops”, janë ilaçe që i bëjnë viktimat të pafuqishme dhe shkaktojnë humbje të kujtesës.

Policia shpesh paralajmëron për rastet e kriminelëve që përziejnë substanca në pije në festa apo klube për të vjedhur apo abuzuar seksualisht viktimat.

Dhe hetimet konsiderohen të vështira, sepse viktimat shpesh nuk mund të kujtojnë se çfarë ka ndodhur.

Hetimi u shkaktua nga një denoncim i një 21-vjeçareje, e cila tha se kishte qenë në festën ku morën pjesë rreth një mijë persona dhe kishte marrë pije joalkoolike dhe ushqime.

Por në mbrëmje ajo u ndje e sëmurë me marrje mendsh. Vajza shtoi se të nesërmen nuk i kujtohej më se çfarë kishte ndodhur një natë më parë dhe ishte ekzaminuar në spital.

Prej këtu ka lajmëruar policinë duke bërë kallëzim ndaj personave të panjohur.

 Të mërkurën në festë ishte i pranishëm edhe kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe deputetë nga SPD.

Para pandemisë, shumë të ftuar të jashtëm merrnin gjithmonë pjesë në festën e verës.

Por këtë vit, përveç stafit të eventit, ishin të pranishëm vetëm anëtarë të partisë, deputetë dhe punonjës të Bundestagut dhe të zonave zgjedhore.

LAJME TË TJERA >>