Liderët duhet të lënë pas egon, e ta mendojnë mirë se kush janë miqtë e tyre.
Ishte kjo deklarata e ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim, sa i takon situatës së krijuar në veri të Kosovës.
“Dëgjoni dhe merrni në konsideratë atë që ju thonë miqtë”.
Kim u shpreh se pozicioni i SHBA-ve është shumë i qartë dhe nuk ka nevojë për ripërsëritje.
Ajo vuri në dukje faktin se nuk beson se njerëzit kanë nevojë që t’ju rikujtohet se sa beson Amerika te Kosova.
“Afeksioni dhe angazhimi që ne kemi për një mbrojtje të pavarësisë së Kosovës është treguar gjithmonë”.
Diplomatja u shpreh se liderët e Kosovës dhe Serbisë e pranuan draftin për Asociacionin.
Zyrtarët amerikanë shpesh herë kanë thënë që situata në veri të Kosovës duhet të shtensionohet menjëherë.
Për ta, formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është “kërkesë ligjore” për Qeverinë e Kosovës dhe se “nëse Kosova dëshiron të ecë përpara me integrimin e saj, ajo duhet ta formojë Asociacionin”.