Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nëpërmjet një postimi në median sociale, Facebook, ka bërë me dije se ka pasur një vizitë në kompaninë, CheckPoint, lider botëror në Sigurinë Kibernetike.
Aty Rama ka takuar themeluesin e kompanisë, Gil Shwed, për të cilin thotë se është “legjenda e teknologjisë së lartë në Izrael”.
Ndërkaq kur Shqipëria u sulmua nga Irani, e përditshmja “Times of Israel” shkroi se Rama ka shprehur interes të veçantë për qasjen e Izraelit ndaj sigurisë kibernetike, veçanërisht në lidhje me infrastrukturën kritike kombëtare.
Skuadra profesionale në të dyja vendet do të mbajnë një sërë videokonferencash për të pasqyruar se si do të bashkëpunojnë në sigurinë kibernetike.
Mbikëqyrja izraelite
Në vazhdën kibernetike të sulmeve dhe mësymjeve të identifikuara nën grupimin e hakerëve “Homeland Justice”, Shqipëria gjendet në tutelën e Izraelit dhe autoriteteve amerikane.
Ushtria amerikane dërgoi një ekip operatorësh kibernetikë në Shqipëri vitin e kaluar për të ndihmuar në mbrojtjen e rrjeteve qeveritare pas një sulmi të dyfishtë dixhital për të cilat u fajësuan Irani.
Forca e Misionit Kombëtar Kibernetik (CNMF) vendosi një ekip prej dy duzina personeli në një operacion “hunt forward” pas hakerimit të dytë, i cili u zhvillua në shtator dhe u kthye përpara fundit të vitit 2022.
Misioni tre mujor ishte pjesë e një përpjekjeje tashmë shumëvjeçare nga CNMF-ja, një njësi e Komandës Kibernetike të SHBA-ve, për të punuar me qeveritë e huaja që duan ndihmë për të mbështetur sistemet e tyre.
Që nga viti 2018, ekipet janë vendosur 44 herë në 22 vende dhe kanë kryer operacione në afro 70 rrjete anembanë globit, veçanërisht në Ukrainë, muaj para pushtimit të Rusisë.