Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Sierra Leone: Hije dyshimi për trukim ndeshjesh, përfunduan 95-0 dhe 91-1

Shoqata e Futbollit në Sierra Leone (SLFA) ka hapur hetim mbi një trukim të mundshëm ndeshjesh në Eastern Regional Super 10 League.

Ndeshjet në fjalë përfunduan me rezultate tepër të larta. Kahula Rangers mposhti Lumbenbu United 95-0, ndërsa Koquima Lebanon u mund 91-1 nga Gulf FC.

Organi qeverisës i futbollit të vendit të Afrikës Perëndimore tha se po hetonte zyrtarët dhe lojtarët që ishin përfshirë në dy ndeshjet.

SLFA tha se kishte zero tolerancë për “manipulimin e ndeshjes ose ndonjë gjë të tillë”.

Rezultati më i lartë në këtë sport besohet të jetë një lojë në Madagaskar, me AS Adema që mposhti SO l’Emyrne 149-0 në 2002.

Në atë ndeshje, lojtarët e SO l’Emyrne protestuan kundër zyrtarëve duke e humbur qëllimisht lojën me rezultatin tronditës pas një sërë vendimesh që kishin shkuar kundër tyre gjatë një turneu.

LAJME TË TJERA >>